”Të shkruash një ese të kohës moderne është një guxim intelektual”...

Kultura

”Të shkruash një ese të kohës moderne është një guxim intelektual”...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 7 mars 2018 Në ora: 10:11
Ballina e librit me titullin "Luksi i pakicës mjerim i shumicës" të autorit të dyzet e tri veprave- Dedë Nikoll Lucaj

Letërsia, në veçanti poezia, është kështjellë e rrethuar, në muret e  cila hedh zjarr e gurë, shigjeta e shtiza, në të vërtetën, hedhjet nuk janë armë të vërteta mesjetare, por janë armë cinike e përqeshëse, përbuzje si shigjeta, nënçmime cinizmi si zjarri, përqeshje si helmimi i ujit

Nga biseda të cilën e zhvilluam me shkrimtarin  dhe poetin mërgimtarë  të dyzet e tre tituj librash  të botuara të cilat ?do ditë  komunikojnë me  njerëzit e arti, në cilëndo formë. Andaj të  shkruash një ese të kohës moderne është një guxim intelektuali. Eseja dhe modernistet janë skajet e dy kulturave të ndryshme?  Edhe nëse kjo pyetje është e skajshme, një gjë dihet me siguri: koha moderne ku penat   janë shumë larg njëra tjetrës. Letërsia, në veçanti poezia, është kështjellë e rrethuar, në muret e  cila hedh zjarr e gurë, shigjeta e shtiza, në të vërtetë, hedhjet nuk janë armë të vërteta mesjetare, por janë armë cinike e përqeshëse: përbuzje si shigjeta, nënçmime cinizëm si zjarri, përqeshje si helmimi i ujit. Përfundimisht, letërsia është shumë e plagosur. Deda me ese, roman dhe epigramin sikur e kuron letërsinë e cila është një komunikim njerëzor dhe jo para në dorë. Jeta virtuale po i bën njerëzit gjithnjë e më të pakënaqur, më të hidhëruar me të gjithë, më të dëshpëruar e më të etur për gjithçka, projektues të fushatave të ndër dijshme për pushtime të mbarë njerëzimit. Mirëpo, letërsia – na tha në vazhdim Dedë Lucaj është komunikim njerëzor dhe jo armë për dominim. Më në fund, letërsia është e rrezikuar nga vetvetja, nën trysninë e manive për të shpikur letërsi që ikën nga letërsia, Letërsi që nuk komunikon me njeriun dhe lexuesi nuk gjen ide me të cilat mund të komunikojë në letërsi. Fatmirësisht autori këtij librit ky shkrimtar i vyeshëm  jo vetëm në epigrame dhe poezi, edhe në prozë, por dhe me librat psikologjik ja ka arritur të jetë i veçantë. Unë personalisht më shumë e çmoj romanin post modern, për guximin e të shkruarit  ese është shumë më i madh se guximi për të shkruar romanin, sepse romani ka krijuar hapësira të mbijetesës duke u përshtatur me kohën moderne. Ka plot romane të famshme të kohës moderne, të cilat kanë tradhtuar idealet e letërsisë, megjithatë janë të famshëm si Kodi i Da Vinçit i Dan Brovn-it  i cili më pak se dhjetë vjet është shitur  shtatëmbëdhjetë  milion ekzemplarë  dhe në gjashtë milion ekzemplarë të lirë. A mund ta marrë me mend dikush që poezia e një poeti modern të shitet në mbi njëzetetre milion ekzemplarë? Duke lavdëruar nominimin e librit me poezi të poetit Jan Wagnerit për çmimin e Panairit të Lajpcigut  në kundërvënie ndaj romaneve, kritikja letrare gjermane Felicitas von Lovenberg i cili në mes tjerash ka thënë se “ka mundësi që ky panair do të mbetet në histori” vetëm për këtë arsye. Megjithatë, ky libër me poezi që mundi romanet, mezi është shitur nja gjashtë mijë kopje.                                                 

Luksi mbyt ambiciet, gropos imagjinatën dhe e lë trupin pa shpirt, duke mos e shijuar kënaqësinë e  ambicieve

Autori i këtij libri  Ded Lucaj   është një mërgimtar shqiptar i varfër në Itali për të cilin arti për te ka një kuptim vetëm nëse komunikon me njeriun. Dyzet e tre tituj librash  të botuara  të këtij shkrimtari dhe poeti të vyeshëm  komunikojnë dhe janë në komunikim me njeriun e arti, në cilëndo formë, nuk mund të ekzistojë pa komunikim të drejtpërdrejtë e të thellë me njeriun. Libri me Ese dhe vëzhgime me titull "Luksi i pakicës mjerim i shumicës" nuk është një xhelozi e autorit të varfër që nuk arrin të ja dalë ekonomikisht me të ardhurat e vogla. Deda është i thjeshtë dhe jep kushtrimin se ata gjakpirës që shkojnë në luks të shfrenuar janë ata që e vrasin popullin ekonomikisht dhe e kanë dërguar në mjerim. Nuk mund të harrohen as titujt e eseve si " Pushteti han shtetin" apo esenë me titull " Luksi gropos imagjinaren "Titujt janë kuptimplotë si "Lajmet e plehrave që nuk plehërojnë"Një zbërthim rrënjësor merr edhe eseja me titull "shtresa e mesme" Po shkëpus një fragment nga kjo Ese e mrekullueshme" Eh sa ka vuajtur e lënduar në mjedisin e tij fillestar, sa vështirësi ka kaluar por që nuk ia ka rrëfyer dhe nuk do ia rrëfejë kujt. Jeta përbën një shans të bukur, e zakonisht, shanset e bukura janë të rrethuar nga vështirësi dhe sfida të cilat nxisin dhe ndezin vullnetin. E qara e të porsalindur nuk është shprehje e pesimizmit nga jeta, por është një alarm se në rrugën e arritjeve i duhet të durojë rreziqet dhe vështirësitë. Një botë plot shanse  dhe  plot njerëz, ku ka rivalitet të ndershëm, dialektikë, dihet se ka edhe xhelozi . Mosmarrëveshjet mes njerëzve lindin konflikte, bëjnë të shpërthejnë luftëra me armë por edhe me fjalë.                                                          

Letërsi që nuk komunikon me njeriun dhe lexuesi nuk gjen ide të komunikimi as në letërsi

Ndonjëherë sa herë që hedh hapin, shpërthejnë mina dhe ngrihen pusi, edhe pse nuk u dihet burimi. Përse? Prej kujt? E tillë është jeta, e mbushur me konflikte, e që thelbi nuk u dihet në të shumtën e rasteve. Lipset që pengesat dhe barrierat përgjatë rrugës, ti shohësh si motive dhe stimuj për të nxjerrë më shumë energji, jetë dhe vepra. Ato bëhen shkak për tu afruar me të tjerët me të cilët keni emërues të përbashkët, ato mund të aktivizojnë energji të fshehura dhe të ndrydhura. Shijoji sfidat dhe lexo aspektin e tyre pozitiv, të afërt apo të largët. Nuk ka sfidë më të keqe se sa të lindë robi dhe të rritet me të gjitha të mirat, me çdo kërkesë të plotësuar në çast. Luksi mbyt ambiciet, gropos imagjinatën dhe e lë trupin pa shpirt, duke mos e shijuar kënaqësinë e arritjeve dhe ëmbëlsinë e përmbushjes së ambicieve. Kjo, pasi nuk bëhet krahasimi me hidhësinë e privimit. Ai është rritur pa e ndjerë nevojën për rezistencë, kreativitet, lodhje e mund, të cilat janë pjesë e jetës. Kur shpërthen talenti nga një ambient luksi dhe konsumi të lartë, ai është një talent i rrallë dhe i vështirë të tretet. Civilizimi që ndërtoi njeriu nuk është gjë tjetër veçse një reagim ndaj sfidave të përshtatshme të aftësive të tij. Kur një njeri arrin të transformojë sfidën aktuale në energji që e motivon nga brenda, sfida përkthehet si një ftesë e hapur për sukses dhe epërsi. Ndërkohë që kur pengesa buron nga brenda, nuk të bëjnë dobi faktorët e jashtëm që janë në favorin tënd. Një varkë e prishur nuk lundron dot, sado që erërat fryjnë në drejtimin e duhur!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat