E bukura, për të rinjët!? - Bota Sot
E bukura, për të rinjët!?

Kultura

E premte, 16 nëntor 2018

E bukura, për të rinjët!?

Nga: Fatmir Lohja Më: 7 mars 2018 Në ora: 10:22
Fatmir Lohja

Një ditë të djelë pranvere,me rreshje litar, në klubin e lagjes,përballë shetitores,me entuziazëm rinor,u futën pesë djem,banorë të saj.Në lokal gjendeshin edhe disa klient të tjerë.Djemtë i tufëzonte ;mosha njëzetvjeçare; studentllëku  në shkencat ekzakte; emrat me prejardhje Ilire;njiheshin që në çerdhe. Veçoheshin në; ngjyrën e flokëve; gjatësi; trashësi; karaktere; energjitë fizike;…..

Kamarieri, meqë ju njihte shijet ,ju solli lëngjet e frutave, pa ju marrë porosinë. Nuk pati asnjë kundërshtim,përkundrazi  mori një lavderim kolektiv,nga çunat:” I madhe je!”Me largimin e kamarierit ,në tavolinë, ju ra një heshjtje aspak rinore. Secili lodronte në telefonin satelitor për hesap të vet.

Në lokal , u prish pak qetësia.Djemtë janë krenaria e lagjes. Si po i don, të; dashur; respektueshëm; cilësishëm në shkenca; familjeve të mira;…. Klientët i shqetësoj paraqitja e simptomave të sëmundjes se kohës, te brezi i ri.Të njëjtin fenomen e shohin  çdo ditë në shtëpi,te fëmijët e tyre. Nuk u pëlqente që epidemija të shtrihej sa gjatë dhe gjërë në vendet publike.  Robi futet në lokal,për të takuar një shok,dashamirës,…. Me pirjen e kafesë ,shkëmben mesazhe miqësije me tjetrin,me qëllimin e mirë për ta hellur tutje stresin e ditës.

Stuhinë e solli  një perri,që hyri brenda  me shumë energji .Seç foli me banakierin dhe u drejtua në tualët.Veprimi i saj, si të gjithë të pranishmëve,ju tërhoqi vemendjen edhe  rinushave të lagjes.

Drejtonin  pyetje nga më të ndryshme:”Kush është?Pse hyri në lokalin me burra plot? Çfarë bisedoi me banakierin?Çfarë i tha ai?....”Pyetjet ,natyrisht, nuk merrnin përgjigje  nga shterpësija e informacionit.Pas pak çastesh, zonjusha shkoi te banaku.Falendëroi banakierin.La mbi banak një monellë  metalike, dhe me të njëjtin vrull u drejtua  të dilte,për në punën e saj.

-Jeni shumë e bukur! – e uroj  një klient,me eksperiencë mbi dhjetëvejeçare martesore,kur vasha i kaloi pranë.

- Faleminderit,zotëri! – dhe shtajzovallja , me hap të sigurtë, doli nga lokali.

Sapo ajo u largua,tonaliteti i të  pranishme u lirua,sa u ngjit  në oktavët  lart .Me sqarimin e banakierit,se i  kërkoi  të hynte në tualet,për nevoja urgjente,morën përgjigje shumë pyetje.Nga ky sqarim, filluan hamendësimet, për pyetje të tjera,se është e  ;huaj; bashkëqytetare; fshatare; prostitutë; e emancipuar; ….

Që ishte shqiptare, e vërtetoi banakieri,por nuk ngulte këmbë në përcaktimin krahinor,sepse ajo i foli me një gjuhë të pastërt letrare .Pasioni debatit , u ndez ,me artileri të rëndë,për emertimin e bukuroshes ,nëse ishte e emancipuar apo prostitutë!?U nxehen gjakrat edhe rinushave ,në mbrotje të bindjeve të tyre, për moralin.

-O të marrë!Pse merreni ,nëse e lagu apo nuk e lagu dhelpra bishtin në krua!?A e patë bukurinë e saj?E ndriti lokalin.Fatkeqësi që  nuk u ul,të pinte një kafe,sipas dëshirës së saj,- ndërhyri me pasion,  Shpëtimi,që  mori felenderimin nga vasha.

Ky sygjerim,e zhvendosi temën e bisedës,nga morali,te estetika. Pyetjet,nëse ishte e bukur,e shëmtuar,e zakonshme, pra, në ekstremitetet, nga Perri- në këmbështrëmbse ,vërdalliseshin në çdo tavolinë.Secili këmbëngulte si mushka  ,në mbrotje të shijeve të tija.

E bukura femërore i leviz meshkujve kandarin gjenetik,- i thumboi Shpëtimi,të pranishmit.-Pse jeni përskuqur në turi,nga bukuria e perrisë,apo nga shëmtija e saj?-

Xhaxha!Kjo thënie nuk është e jotja- ,u ngrit në këmbë Labeati,më i gjati i pesë shokëve.- Që fëmijë,gjyshi ma rikujton në vazhdimësi, këtë postulat.

Shumë e vërtetë, se nga gjyshi juaj e kam dëgjuar edhe unë,- e nxiti Shpëtimi.

Meqë ju pranuat një të vërtetë edhe unë po pohoj një të vërtetë,- vazhdoi Labeati,duke larguar nga çasti në çast, emocionet frenetik.- Xhaxha!Fenemoni gjenetik,që përshkroi  trupin tuaj,e përjetova edhe unë,nga momenti që zonjusha hyri në lokal dhe deri sa hipi në autovetur. Nuk e përcaktoktova dot , se nga cila krahinë ajo është,sepse targa fillonte me AA.

Ti ja paske prerë kokën gjyshit tënd.Pse ka qënë tërë jetën qefli, edhe sot, që është mbi 90 vjeç, bën humor si të jetë i ri, - e qesëndisi Shpëtimi.

Mami im, ma përsërit çdo ditë, se e bukuria te femra është e fshehur në kokën dhe zemrën e saj,- u ngrit Taulanti,më i shëndoshuri ndër shokët.- Ju xhaxha,me kaq pak që vëzhguat zonjushën ,si ja zhbiriluat dy të fshehtat?

Mami ka  të drejtë,kur e përcakton të bukurën, në këtë mënyrë,për gruan që do të fusesh në shtëpi,- e mbështeti Shpëtimi,në kundërshtim me parimet e veta estetike.- Gruaja e shtëpisë,pra mamaja, është një dhe vetëm një,kur martesa shkon për së mbari. Jashtë shtëpisë, mashkulli sheh femra të ndryshme nga mëngjezi deri në darkë.Meqë njeriu ka lindur për të shijuar të bukurën,nuk ka si të jetë indiferent në; rrugë; shkollë; punë  e kudo  ,ndaj bukurisë femërore.O djali i mamit! Nuk kanë kohë burrët të vëzhgojnë bukurinë e zemrave dhe të truve të grave, që ju kalojnë përbri.Të pëlqeu, kryej puna sa më shpejt ,nëse ke mundësi.Nuk të pëlqen , përqendrohu te gruaja tjetër që vjen më pas.

Djemtë,në respekt të shoku-shokut,dhe xhaxha Shpëtimit, ngriheshin e uleshin me rradhë nga karriget e tyre.

E bukura, është harmonia në përsosmëri,- e nisi ngadalë  Dardani,i qethur zero.-Mua, te zonja,a zonjusha,nuk po ka rëndësi emertimi, më ranë në sy  këmbët e  shtrëmbta.Me  vezhgimin tim, dhe sipas këshillave të vellait të madh,dua të theksoj ,se   harmonia në trupin e saj nuk ekzistonte,pra  nuk është e bukur,dhe pik.

Me konkluzionin,që thoni  ju,  edhe unë jam dakort,- u fut duke qeshur Shpëtimi.-Nuk pata mundësi t’i shoh këmbët e saja,sepse ajo qe veshur me pardesy.Ju me çfarë dylbishë e vëzhguat,apo u futet në banjo me atë?

Në lokal,ra një tis buzëqeshje,pas kësaj replike të Shpëtimit me djemtë.Në mbrojtje të shokut,u ngrit Pirroja,me flokët, kaçurrela.

Pa pasur nevojen e paisjeve okulistike, më ra në sy,brishtësia e saj trupore.Unë dhe babi ,i duam femrat të kolme,që të mbushemi shpirtërisht e fizikisht me bukurinë femërore.Kemi të drejtë apo jo , në  arsyetimin tonë?

Edhe mua më pëlqejnë më shumë trupat e femrave të  zakonshme se i topmodeleve, qe po i ngordhin urije kriminelët moderator,por gjithmonë të gershetuar  me bukurinë  në fytyrë,- ja la mbarë edhe Pirros, Shpëtimi,  buzagaz.

Të bukurën femërore,që nuk e bën dot zap,distancohu menjëhere nga ajo,nëse nuk do të luash mendësh, më këshillon mësuesi i sociologjisë. A ka të drejtë në keshillën  që ma jep  në vazhdimësi?-  bëri pyetjen, Iliri,më  simpatiku ndër shokët.

Konkluzion me shumë mend.

Atëherë, kur bukuria e pakamshme fluturoi me autovetur,ne pse duhet të shpenzojmë kohë,duke folur për atë?- u ul djali, i bindur,se  ia mbylli gojën  komshisë.

Ka pak ndryshimin në thënien e mësuesit dhe qëndrimit tuaj.

E ku gjendet?

Eshtë ndryshe t’i shkosh pas,dhe krejt ndryshe të debatosh për të bukurën duke qëndruar në vend,- e shprehu mendimin e tij  Shpëtimi, duke i ndarë fjalët në rrokje.

Replikat  e Shpëtimit ngacmoi sedrat e rinushëve.Për ta bërë zap komshiun, djemtë ju drejtuan  për ndihmë, ajfonëve   të shtrejte,të cilët,për fare  pak  çaste,u lanë jashtë vëmendjes.Me këmbëngulje rinore,u futën gjithësecili në eksplorime,për  hesap të vet,për të gjetur thënie mbi të bukurën. Dy bashkëmoshatar, të Shpëtimit, me miratimin e tij,lanë tavolinën e tyre, dhe ju ulën përbri.

Femrat, janë të bukura në dritën e ditës,por janë shumë më të bukura në hijën e natës, po e lexoj në internet.Ndonëse më pelqen,më duket  pak arkaike,- sqaroi nipi i gjyshit, qefli.

Ku qendron arkaizmi?- nuk ju durua, Shpëtimit.

Minimalia, tregon,se në kohën, kur është thënë,nuk ka qënë e zbuluar   energjija elektrike.Apo jam në gabim!?

Nuk je në gabim, për kohën e thënies,por që nuk të pëlqen,han pak debat,-  ndërhyri  shoku,përbri   Shpëtimit.

Shpjegoje arsyetimin tënd !

Ambientet romantike, ,nuk e pëlqejnë ndriçimin e fortë,ndonëse janë zbuluar si dhampat  inkadishente, edhe luminishente.Edhe qirijtë shumëngjyresh  krijojnë komoditet,për të shjuar bukurinë femërore,- e  sqaroi, kinse me seriozitet, Shpëtimi.

Për mua nuk ka thënie më të bukur se kjo:”Një grua e bukur është ferri i shpirtit,pastruese e xhepit,dhe parajasa e syve”,- përfundoi citimin, dhe interpretimin, djali i mamasë.

Ka diçka të vërtetë në këtë thënie.Kjo ndodh,kur mashkulli nuk  është i zgjuar,  dhe bie me të dyja këmbët në pasionin ndaj të bukurës femërore- shpjegoi me seriozitet, një nga miqtë e Shpëtimit.

"E bukur është ajo që të pëlqen ty”,- për mua nuk ka thënie më tësaktë,citoi Dardani.-Tani ,jam mëse i bindur,se unë dhe vëllai i madh , kemi  të drejë, të mos e pëlqejmë femrën,që na u shfaq papritmas.

Edhe ke,por edhe nuk ke krejtë të drejtë,- u fut Shpëtimi.-Mos e gjuaj me shqelma të bukurën femërore:” Koha ikën, dhe rinia nuk vjen më.” – na kujtojnë  vargjet e një këngë popullore.

“Bukuria fizike është ajo që na intrigon  .”Ka më saktë?Ku jemi në gabim unëdhe babai?- shtroi pyetjet, me naivitet rinor ,Pirroja.
Babë e bir, jeni në rrugë tëmbarë,- doli miratimi nga tavolina me tre përsona, rreth saj.
 “E bukura është në gjendje të shfaqet përditë dhe në çdo kohë, në forma të ndryshme.”Pse na lodhni kot, me një rast konkret,që nuk dihet a do të ndeshemi më, përballë saj?- pyeti  si mësuesi,Iliri.
Drejte e ke,mor bir,kur shprehemi për një rast,por nuk është aspak e dobishme,të jemi indiferent ndaj të bukurës,që na shfaqet papritmas.- sqaroi Shpëtimi.

Djemtë,pas sulmit ,u përqendruan, për të grumbulluara sa më shumë forca ,  për përcaktimin e së bukurës.Bënë edhë një si ndarje të vogël,të punëve,pastaj u zhytën në eksplorimet në internet.Nuk kaloi shumë kohë dhe djemtë,me sira,  çonin kokën lart dhe shihnin njëri –tjetrin me gëzim.

Harmonia e së bukurës është në gjendje të sjellë kënaqësi të rendit kryesisht intelektual dhe bëhet e pranishme në jetën e njeriut në mënyrë të natyrshme.Keni ndonjë gjë kundra këtij citimi? – pyeti  nipi i gjyshit merakli,Labeati.

Ka ca yçkla kapadaillëku brënda,- u fut Shpëtimi.

Ku?

Ta themi troç.Të bukurën e shijon gjithkush, që ka minimalia dy gram mënd në kokë.  Se çfarë  pëlqejnë   inetelektualët,pune e madhe fort.
 “Përcaktimi i të bukurës është i padobishëm dhe i panevojshëm” thotë shkrimtari i madh Tolstoi,- citoi djali i mamit,Taulanti

Të gjithë të pranishmit shihnin njëri-tjetrin me habi dhe buzëqeshje.Ec e bëj analizë  shkrimtarit  të madh pse,si,në çfarë kushtetesh e ka thënë?Djemtë e shprehen në fytyrë fitoren e porsa arritur.Për të shijuar fitoren, e vonuan sulmin e dytë.

-“ Nga fytyrat e rrudhosura të punës(proletariatit) na veshtron gjithë bukuria e njerëzimit”,ka thënë një berlinez,- citoi Dardani,i bindur, se pyetja  i pëlqen edhe vëllait ,më të madh.

 Eshtë berlinez lindor .Mirë bëni që të mos merreni me thënje të tilla,të cilat  na i detyronin t’i jepnim provim,për të vazhduar studimet.Ne po mundohemi t’i harrojmë,se jemi të bindur se nuk vjen asnjë e mirë nga ajo ideologji, që sot është braktisur masivisht nga shumë kombe, në Glob ,- i këshilloi Shpëtimi - çunat.-

Çunat e humben pak sigurinë e tyre, pas kësaj përgjigje të sinqertë, që i  çarmatosi. I fshinë citimet që e përcaktonin lidhjen  e të bukurës me; luftën e klasave; komunizmin ;  internacionalizmin proletar;……...

E madhërishmja ështe një shkallë me lart se e bukura. Kjo thënie më bind ,se unë e babai, kemi shije më të lartë për gratë se ju të tjerët, - i vuri pikën djali i babait ,Pirroja.
Ka edhe kjo një cak,prandaj me avash, ju babë e birë!- ndërhyri një nga shokët  e Shpëtimit.

Për çfarë je kundra?

Jo kundra,por me karar gjithçka.Ka femra,fatkeqe, që nuk i zë dera e shtëpisë . Ma do menjda se të tillë bukuri nuk e pëlqeni babë e bir?

Me babin pëlqejmë të kolmet,dhe jo mbipeshat .Më vjen keq që nuk më paskeni kuptuar.

“Me të bukurën në art, kuptojmë një vendosje të pakontestueshme të harmonisë, të pjesëve përbërëse të saj dhe të masës, -lexoi thënien Iliri,si të ishte në orën e mësimit.

Larg na çove, me këtë citim,- ndërhyri Shpëtimi buzagaz.

Shiu praveror pushoi. Me kalimin e kohës,rrezet e diellit filluan të depërtojnë në qytet. Pranë Dajtit dukej  ylberi me koloriten e tij  mahnitës. Klientët filluan te thërrasin kamarierin, për të paguar paratë.Banorët e donin, ndonse ai nuk ishte djalë i  lagjes. Në dy vjet punë,vetëm buzëqeshje kanë marrë nga ai.Shpetimi me dy shokët e e vet,u përshëndeten me çunat jashtë lokalit.

Xhaxhi Shpëtim! – ju drejtua Labeati rreze veshit, kur po toknin duart e ndaries. - Kaq shumë i lakmon femrat,sa edhe në ecje i ngacmon?

Eh nipi i gjyshit,merakli! E respektoj të bukurën ,kudo më del përpara syve. Komplimentin nuk e lëshova se e lakmova,por për ta çliruan psikologjikisht Perrinë, nga emocinet e shumtë, që i përskuqen lekurën e bardhë .Veprimin ajo e bëri në sforcim të plotë.Të jeshë i bindur,se një Shtajzovalle, nuk ka aspak dëshirë të futet në klubet e lagjes.Së paku,unë, as kam parë, e as dëgjuar një fenomen të tillë.Femrat janë  më delikate,dhe kanë më shanse  se ne meshkujt,që fshihemi edhe pas një peme.Ajo,shqetësimin fiziologjik, e zgjidhi si femër e emancipuar. Guximin e saj komplimentova  me gjithë shpirtë.

Në tokien e duarve,çunat, treguan,se  do të shkonin të luanin plej-steshën te një dyqan,në rrugicën pranë.Shpëtmi ,me dy shokët e lagjes ,morën drejtimin nga kodrat e Liqenit Artificial,për të shpirë këmbët ,dhe për të shijuar aromën e luleve pranverore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test