Film për Ismail Kadarenë, Ibër Deari në rolin e shkrimtarit të madh - Bota Sot
Film për Ismail Kadarenë, Ibër Deari në rolin e shkrimtarit të madh

Kultura

Film për Ismail Kadarenë, Ibër Deari në rolin e shkrimtarit të madh

Më: 7 mars 2018 Në ora: 16:36
Foto Ilustrim

Regjisori Ben Apolloni është duke punuar në realizimin e një filmi artistik të metrazhit të shkurtë, që ka për bosht jetën e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, por duke përfshirë vetëm periudhën kur ishte i ri shkrimtari më i njohur shqiptar.

Apolloni ka thënë se skenarin për këtë film tashmë e ka të përfunduar, sikurse që ka përzgjedhur edhe aktorin, që në këtë film do të shndërrohet në një Kadare.

“Faktikisht, figura e aktorit më ka dhënë idenë për të bërë këtë film. Ai i ngjanë shumë, dhe më pas e kam zhvilluar edhe skenarin”.

Bëhet fjalë për Ibër Dearin që do ti besohet ky rol në këtë film, që sipas Apollonit ka për synim që ta realizojë brenda këtij viti. Ai ka njoftuar se fondin për këtë film ende nuk e ka të siguruar, por sipas tij, është në kërkim e sipër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test