Poeti mërgimtar - Neki Lulaj u lind më 13 janar të vitit 1955 në Bërliq të komunës së Pejës. Shkollimin fillestar e kreu në Prapaqan, kurse gjimnazin në Deçan. Mëpastaj u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës (Dega e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe), ndërsa në vitin e tretë, pa u shkëputur nga ndjekja e ligjëratave, u regjistrua edhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike „Bajram Curri”, në Gjakovë (Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe), të cilën e përfundoi me sukses, falë përkrahjes profesionale të poetit dhe profesorit të ndjerë, Din Mehmeti.
Aktualisht jeton dhe vepron në Gjermani, ku punon si mësimdhënës. Neki Lulaj është anëtar aktiv i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, koautor (së bashku me Hasan Qyqallën) i antologjisë “Trinomi i lirisë”, prezent në antologjitë “Kështjella e ëndrrave” dhe “Shpirti dashurisë”. Bibliografi lirike: „Dardania ime” (Albanezul, Bukuresht, „Në kështjellën e përjetësisë” (Amanda Edit, Bukuresht, “Zjarri i shpirtit” (Amanda Edit, Bukuresht, “Bukuri e bekuar” (Amanda Edit, Bukuresht ), “Balada e heshtjes” (Amanda Edit, Bukuresht. Ky poet i vyeshëm mërgimtar të gjitha nëneva dhe vajzave shqiptare kudo që janë me poezin me titullin „Kuror a jetës“ua uron ditën e 8- Marsit.
“Kurora e jetës”
Nëna është ëndërr që thyen vargonjtë në heshtje,
Dritë që dëbon akullin, ngricën e ftohtë
Dashuri që shuan zjarrin në shpate bjeshke
Fjalë që dhe plagën më të rëndë shëron.
Nëna është glob që ngrohet si dielli me rreze
Qenie që shndrit errësirën e thellë e shndrit.
Krijesë që kalon nëpër një „Luginë vdekjeje“.
Nën dritën e mekur shpalos ylberin, kaltërsinë
Nëna është krijesë e saktë e së vërtetës.
Engjëll që ecën nëpër ferrin e egër me mundim.
Vetëm ajo ia vë kurorën e lumturisë jetës
Është Bekimi i Zoti dhe i gjithë njerëzisë.