Për ty i kam 7 mijë fjalë të pathëna

Kultura

Për ty i kam 7 mijë fjalë të pathëna

Më: 8 mars 2018 Në ora: 19:13
Ramiz Lushaj, Muhamet Malo

   1.
Sot: 7 mars 2017.
Lamtumirë… me duartrokitje
Për një burrë të mirë,
Yllson në rritje…

Sot, po qan Qielli me lotë
Toka po ndjen ftohtë, ftohtë.

Bubullin e shkreptin dhimbja ndër né,
Dhimbja na goditi si rrufe.

Nganjëherë Zoti ban të tilla padrejtësi:
Të mori shpejt e herët, Ty, o i miri Njeri…!

Ike Muhamet Malo, o burrë i rrallë!
Ti ike…,
duke ardhë, duke ardhë…!

2.
Emri yt i lindjes: Muhamet.
Jeta e vepra jote, si Profet.

I kam 7 mijë fjalë të bardha, të blerta, të kaltra
ende të pathëna për Ty.

O Muhamet Malo, o i miri njeri - me 7 mijë bamirësi…!

Ti, o Muhamet Malo, ende i ke 7 mijë të qeshura
me ua shpërnda mëngjeseve, njerëzve.

Ti, o Muhamet Malo, ende i ke 7 mijë ëndrra,
7 mijë realitete,
7 mijë punë të mira,
në ecjen tande mes nesh,
në udhët me suksese jete.

3.
Ty, o Muhamet Malo, ende të rrahin 7 zemra.
Si në këngë...
Si në legjenda.
Një të rreh përjetë në gjoks…
Një të rreh për gjakun e pragun tand genetik.
Një – atje, lart në Qiell.
Një – aty, në Fjalën, Shpirtin, në Udhën e Mirë.
Një- këtu, mbi Tokë.
Një – gjithkund, për miq e shokë…

Një tjetër zemër, Ty, të udhëton,
Përgjithmonë, si elektron,
Ku koha ndjen dhimbje,
Ku njerëzit kanë nevojë…
Në Tiranë, Ulqin, Prishtinë, Dajt, Kolonjë…

4,
Në 7 germat e emrit tënd të mirë.
Tek kjo pasuri e jote,
Tek ma e madhja pasuri.
Zemra jote rreh pa dritë-hije, pa atake,
Me dashuri, në përjetësi.

Zemra jote rreh me plot mirënjohje,
Në 7 mijë e në 70 mijë vetë…
Rreh në çdo 13 maj, në çdo 7 mars,
Në 7 ditë të javës,… në 7 mijë vjet.
Zemra jote sa një planet…!

Tiranë, 7 mars 2017

MUHAMET MALOS

Emri yt, përngjan me një profet.
Në jetë vjen e ikën i tillë.
Vjen mëngjes e ikën diell...
Nëpër kohëra rritesh Njeri i Mirë.

Dr. Muhamet MALO është një nga humanistët më të mëdhenj të botës e kohës shqiptare;  besimtar bektashi – Njeri i Mirë; kampion i turizmit shqiptar me ngritjen e Teleferikut të Dajtit e hotelerisë së atyshme “Ballkoni i Dajtit”; si mundës ka mbrri titullin “Mjeshtër i Madh i Sportit”; i pari dhe i vetmi në hapësirat shqiptare me një televizion për sportet “TeleSporti”;  i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë me titullin e lartë “Nderi i Kombit” (2017), i vlerësuar si biznesmen e humanist nga Presidenti Amerikan Barak Obama me Cmimin “Për arritje gjatë jetës” (2016), i nderuar me Cmimin e madh  “Konica” nga ACABS, me Cmimin “Justiniani i Madh” nga AMA, President Nderi i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike (prej vitit 2003); etj. Sivjet, më 7 mars 2018, nga Familja, miq të tij të shumtë, personalitete nga fusha të ndryshme, ia përkujtua  me disa veprimtari 1-vjetori i ndarjes së Tij nga jeta (1957-2017).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat