Kjo grua qëndron prapa Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Kultura

Kjo grua qëndron prapa Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Më: 9 mars 2018 Në ora: 20:57
Theresa Malkiel

Theresa Malkiel erdhi në Nju Jork si adoleshente nga Rusia ku po zhvillohej dhuna antisemite, ku pas 18-vjetëve ajo filloi Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet në mbi njëqind vende të botës, duke vënë në qendër kauzën e tyre, arritjet e grave dhe luftën e vazhdueshme të tyre për barazi. Origjina e saj radikale ndonjëherë është e anashkaluar, por ajo ishte nxitësja e parë.

Në fillim të shekullit 20 një grua nisi këtë fushatë nga një dyqan ku shiste sprej për anti-djersë, e ajo ishte Theresa Malkiel.

Megjithëse origjina e saktë e Ditës Ndërkombëtare të Gruas nuk është plotësisht e qartë, Malkiel njihet si një nga themelueset e paraardhësve të saj të “Ditës së Gruas”.

Tereza i kushtoi gjithë jetën e saj për të përmirësuar kushtet e grave të klasës punëtore dhe grave emigrante, duke u fokusuar në çështje kritike, siç janë, votimi dhe qasja e tyre në arsim.

Ajo që ne dimë për Malkiel tregon se ka qenë një grua këmbëngulëse me një ndjenjë të thellë drejtësie. Ajo arriti në Nju Jork si 17 vjeçare më 1891 me familjen e saj pasi iku nga antisemitizmi në Rusi.

Si shumë imigrantë të rinj, ajo u detyrua ta siguronte veten, duke gjetur punë në një fabrikë veshjesh, ku kushtet e punës ishin të tmerrshme: fabrikat e mbingarkuara me rrezikshmëri dhe javët e punës shkonin deri në 65-orëshe, për Malkiel ishin të zakonshme.

Malkiel u martua me një biznesmen, duke ikur nga jeta e fabrikës mirëpo përkushtimi i saj ndaj drejtësisë sociale nuk u zhduk kurrë. Perspektiva e saj ndoshta mund të ilustrohet më së miri në shkrimin e saj.

“Pyetjet e gruas”, kishte shkruar ajo, “nuk është asgjë më shumë ose më pak se një çështje e të drejtave të njeriut. Që emancipimi i gruas do të thotë në realitet emancipimin e qenies njerëzore brenda saj. ”

Është një ndjenjë e mishëruar nga vetë Theresa Malkiel, e simbolizuar deri më sot në kremtimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat