Deklaratat e nënshkruar nga dy shefat e shteteve të Kosovës dhe të Malit të Zi, nuk është dokument i detyrueshëm juridik i cili nuk garanton as nuk siguron shënjim të kufirit ekzistues që nga vitet 1945/ 6 në linjën kufitare Çakerr- Mokna - Hajlë – Kullë, por vetëm korrigjim eventuale parciale të dyanshme sipas konfiguracionit të terrenit dhe si e tillë është përshkrim i dispozitës së paragrafit pesë të nenit shtatë të Marrëveshjes për Kufirin
Kaluan njëqind e dyzet vjete që kur në kufiri e tokave tona stërgjyshore edhe përkundër rezistencës, luftëtarëve të përgjakshme dhe sakrificave të breznive tona që i bëmë ne shqiptaret për fat të keq, sa vinë e tkurren kafit e tokave tona stërgjyshore. Qendrat e vendosjes, përkatësisht fuqitë e mëdha trojet tona etnike historike stërgjyshore i trajtonin si monedha kusuri për interesat e tyre strategjike,politike, ekonomike- gjithmonë në dëme të popullit dhe trojeve tona shqiptare. Sot në fillimin e mileniumit të ri, në kohën kur nuk na mungon as dija, as përvoja e shteteve tjera të botës, a duhet ne shqiptaret që të pajtohem që një pjesë e strukturave tona udhëheqëse shtetërore e partiake të heqin dorë nga një pjesë e tokave tona stërgjyshore në kufi me Maqedoni dhe sot me Malin e Zi, e nesër ndoshta edhe me Serbinë?! Andaj, tani problemi i kufirit me Malin e Zi, nuk është vetëm çështje jetike për qyqaret e Rugovës, por edhe për të gjithë qytetaret e Kosovës, sepse këto toka janë territor shtesore të Kosovës, dhe nuk është e drejt ekskluzive e strukturave të caktuara politike, por edhe e drejt themelore e vet popullit të Kosovës. Andaj, nënshkrimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi pa përfilljen e vullnetit të popullit, pa i përfilljen e kritereve e pa kontestueshme të përcaktuar me aktet ndërkombëtare, është çështje shqetësuese dhe brengosësh.
Lidhur me këtë temë në lokalet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtine në pranin e shumë intelektualeve nga Universitetit dhe institucionet tjera shtetërorë dhe qytetareve u bë promovimi i librit me titullin” “E vërteta për kufirin e vjetër ?akorr- Hajlë- Zhleb të autorit Ali Kelmendit. Në recensionin e tij prof. dr. Riza Smakaj në mes tjerash tha së: “Intelektuali dhe autori i këtij libri ka ndihmua shume çështje me të cilat po ballafaqohet Kosova dhe qytetaret e saj. Ky autori i këtij librit fizikisht jeton dhe vepron në Zvicër i cili për çështjen e Kosovës, në kohë të fundit është angazhua lidhur me problematiken e “demarkacion” të kryer nga ish komisioni shtetëror i cili për çudi po mbështetet fuqishëm nga një grup funksionarë shtetërorë e politikë si dhe eksponentë, jo pak subjekteve politike opozitare madje edhe opozitare! Autori - Ali Kelmendi, gjatë dy tri viteve të fundit, ka qenë prononcuar në medie elektronike të shkruara në të cilat ka publikuar shumë vështrime kritike, artikuj, letra të hapura dhe analiza kundër redilimitacionit korruptimit në vend të demarkacionit kufitar kosovar – malazez - “ demarkacion” kufitar.
Kufirit me Malin e Zi, nuk është çështje jetike vetëm, për qyqaret e Rugovës, por edhe për Kosovën
Nder shumë artikuj, analiza kritika e letra të hapura të autorit Kelmendi, sipas veprave shkencore qendrën e kanë në linjën Çakorr- Mokna - Hajlë – Kullë. Të mposhtim të keqën tradhtare të paburrave dështakë, mos të luhet me trojet tona- tha prof. dr. Smakaj. Këto ditë po pritet fundi, ja huni ja tirku, Insistimi për ratifikim të “demarkacionit” në një anë kundërshtohet nga djemtë e atdheut, në anën tjetër, droja nga copëtimi i Kosovës, tanimë, nga vetë pushtetarët shqiptarë, loja me kufirin historik është një lojë me eshtrat të martirëve të rezistencës shqiptare në të gjitha periudhat historike.
Kohë më parë, miqtë evropianë patën thënë se, qeveritarët kosovarë, me përcepsione e luftojnë korrupsionin e, me percepcione edhe demarkacionin kufitar. Pushtetarët tonë sot flasin pro sovranitetit të vendit, por të njëjtin e cenojnë me shpërfilljen e kufirit historik të vendit. Në vazhdim të fjalës së tij prof. dr. Riza Smaka- tha së nuk mund të ratifikohet demarkacioni i gabuar pa qytetarë të cilët kurrsesi nuk do të jepnin pëlqimin. Kryeministër, keni lyp punë e do të gjeni, kompromisi eventual pro ratifikimit të demarkacionit kufitar është një koncesionit i padrejtë!...
Këto janë nder shkrimet analitike të autorit e analistit Ali Kelmendit tërësisht të mbështetura në të dhënat dhe dokumente zyrtare, tekste kolore, universitare e shkollore, enciklopedi shkencore, studime, publikime profesionale e shkencore, harta zyrtare, shkollore, shkencore e ushtarake të publikuara nga institucione kompetente serbe e malazeze. Autori i librit Ali Kelmendi- tha Smakaj dhe folësit tjerë të cilët meriton një mirënjohje të madhe për kohën e gjatë, mundimin dhe harxhimet e pakursyera për pajisjen me një numër impozantë të teksteve shkollore, universitare, shkencore, hartave dhe atlaseve të botuara në anglisht, në gjermanisht, në frëngjisht, në kroatisht, në serbisht në vend dhe jashtë vendit tonë të cilat kanë mirë shërbyer për t’i bazuar, konstatimet dhe përfundimeve të publikuara në shkrimet autoriale të publikuara në vendin tonë dhe gjithandej.
Këto ditë po pritet fundi, ja huni ja tirku, Insistimi për ratifikim të “demarkacionit”?!...
Nëpërmjet shkrimeve në fjalë, autori Kelmendi në hulumtimet e tij gjithashtu ka vërtetuar padiskutueshëm se ish Komisioni shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror ishte i formuar dhe i autorizuar për shënjimin - demaskimin në terren të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në përfillje të kufirit administrativ ekzistues, historik të pandryshuar asnjëherë në procedurë as bazë legale të kërkuar përgjatë linjës administrative të pikave okna – Hajlë – Kullë. Is Komisioni, duke e abuzuar dhe shpërfillur mandatin për demaskim të kufirit me kufirin administrativ, arbitrarisht ka bërë ri caktim - ridelimitim të kufirit në fjalë, madje, vetëm sipas kadastrit problematik , të papranuar dhe të panjohur në demaskime kufitare shtetërore, ish Komisioni, gjatë caktimit të paautorizuar, e të gabuar të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, ka abuzuar kriteret primare për demaskim kufitar të mirënjohura në doktrinën dhe praktikat juridike – ndërkombëtare , në të cilat ka përfillje të Rezolutës nr. 21 -1784 të datës 29 qershor 2015 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me të cilën, nga komisioni sikundër edhe nga Ish Qeveria e Kosovës, ka qenë kërkuar për të bërë shënjimin – demaskimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në zbatim të kufirit administrativ që nga vitet 1945/ 6 si dhe të mos nënshkruhet asnjë dokument të referuar demaskimit të kufirit para debutimit dhe pa miratimit parlamentar dhe, se andejmi, Marrëveshja për Kufirin e bërë nga ish Komisioni me komisionin homolog malazez nuk është akt për demaskim – shënjim të kufirit bazuar në linjën ndarëse administrative: Çakorr- Mokna – Hajlë – Kullë të njohur legalisht si dhe me dokumente ndërkombëtare si kufi ekzistues, bazë për demaskime kufitare meritore e valide, përkundrazi është dokument juridikisht dhe politikisht i dëmshëm për caktim – të kufirit në fjalë! Për të qenë ironia sakte edhe më e madhe funksionarë shtetërorë jo të paktë angazhohen për ratifikimin e “demarkacionit” kufitar, ndërkaq, me paragrafin 1 të nenit 7 të Marrëveshjes për Kufirin, shprehimisht, theksohet se, demaskimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi do të bëhej brenda dy viteve pas ratifikimit të po asaj marrëveshjeje. Pra, autori i librit Kelmendi, në publikimet të veta para opinionit ka konfirmuar se, deklaratat, javë më parë të nënshkruar nga dy shefat e shteteve të Kosovës dhe të Malit të Zi, nuk është dokument i detyrueshëm juridik i cili nuk garanton as nuk siguron shënjim të kufirit të caktuar, ekzistues e valit nga vitet 1945/ 6 përgjatë linjës Çakerr- Mokna - Hajlë – Kullë, por vetëm korrigjim eventuale parciale të dyanshme sipas konfiguracionit të terrenit dhe si e tillë është përshkrim i dispozitës së paragrafit pesë të nenit shtatë të Marrëveshjes për Kufirin. Në këtë promovim ku tema kryesore ishte përcaktimi i vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi folën edhe prof. dr Akif Bajrami, prof.dr. Zymer Neziri, prof dr. Shpetim Bulliqi, prof. Binak Hulaj, publicisti të Rugovës - Adem Shkreli dhe autori i librit Ali Kelmendi. Një promovim i tillë i këtij librit dhe debati rreth caktimit të vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi do të mbahet ditën e hënë në qytetin Pejës.