Refren i dashurisë

Kultura

Refren i dashurisë

Nga: Jan Kosova Më: 15 mars 2018 Në ora: 23:47
Foto ilustrim

E kam një këngë malli në një skaj të shpirtit tim

Këngë e ëndrrës sime që kurrë nuk është tretur

E këndoj krejt pa zë kur më mundon një kujtim

Si një ikonë e vuajtjes në shpirtin tim ka mbetur

Një këngë të dashurisë në zemër e kam gravuar

Melodia e saj, në çdo hap më ka përcjellë mua

Tekstin e saj  me lotët e derdhur e kam shkruar

Në çdo refren të asaj këngë zemra thotë të dua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat