Sot shënohet Dita Botërore e Poezisë

Kultura

Sot shënohet Dita Botërore e Poezisë

Më: 24 mars 2018 Në ora: 09:16
Ilustrim

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Poezisë, studentët e Degës së Letërsisë Shqipe të Fakultetit të Filologjisë në bashkëpunim me mësimdhënësit e tyre, organizojnë aktivitetin kulturor ‘Mesdita poetike’.

Ky aktivitet do t’i kushtohet  poetit, studiuesit dhe profesorit  Basri Çapriqi, i cili vdiq në muajin janar.

Me këtë rast, duke e nderuar jetën dhe veprën e poetit, do të lexohen pjesë nga krijimtaria e tij letrare, si dhe poezi përkushtimi për të. Gjithashtu, studentët do t’i lexojnë krijimet e tyre.

Aktiviteti do të mbahet në amfiteatrin e vogël të Fakultetit të Filologjisë, në ora 12:00.

Dita botërore e poezisë shënohet më 21 mars që nga viti 1999, vendosur kjo nga UNESCO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat