Kryekomunari

Kultura

Kryekomunari

Nga: Fatmir Lohja Më: 31 mars 2018 Në ora: 10:13
Fatmir Lohja

Pas dhjetë viteve u riktheva në atdhe. Një shoqatë bamirësie më angazhoi si përkthyes.E mora udhëtimin me deshirë të madhe.Punë e bukur.Të ndihmosh vendin tënd , madje edhe me pagesë. Për mua, nuk ka më mirë.Më kishte këputë  malli edhe për gurët e sokakut.Mërgimtareve mund t’u ecë ndryshe në vendin e huaj.Fati dhe aftësitë profesionale dhe kulturore  janë ndihmesë e madhe,por masivisht kanë në gjoks një gur të  rëndë.Malli për  vatanë u peshon bukurmirë. Pa u nisur,ju rekomandove  organizatoreve, ,që   ta fillonim punën nga  qyteti , ku  kam lindur dhe  jam burrëruar.Pse  subjektivizmi im , nuk  ishte ndonjë ndërhyrje e madhe, eprorët ma miratuan në unitet.

Grupi  përbëhej nga pesë veta,të tërë me kombësi të ndryshme.Sapo shkuam në Skelë,pra në qytezën  time,në fillim u mora me  akomodimin në hotel. Shtëpia ime e vogël,nuk mund të shtonte pesë shtretër më tepër. U ndjeva mirë. Vendasit na pritën me ngrohtësi mua, edhe  miqtë e mi.Nuk e mora shumë vesh,pse u bë një gjurulldi  e vogël, për caktimin e hotelit. Në fund u vendos të rehatoheshim në një hotel të ri. Pronarët nuk i njihja, sepse ishin vendosur vonë në Skelë.

Hoteli dukej i rehatshëm. Miqtë nuk kishin më shumë pretendime.Pasi u freskuam, vizitën e parë e bëmë në shtëpine time. Prindërve u mbeti pak hatri që kishim zënë vend në hotel. Me sqarimin e miqve ,dhe timin, u morëm vesh disi.

M’u bë qejfi,kur më treguan, se kryekomunari ishte një bashkëgjimnazist. Me një shok fëmijërie, i çova fjalë të na rezervonte një takim ,kur ai ta shihte të arsyeshme. Në punën tonë  nuk kishim ngutje. Një muaj do të vërdalliseshim në Shqipëri,për të marrë sa më shumë informacione,për të harmonizuar  nevojat e qytetarëve, dhe mundësive që kishte shoqata  jonë, për të dhënë ndihmë.Edhe danezi,që është më i  ftohti ndër ne,u befasua me mikpritjen e prindërve të mi.

U gëzova kur kryekomunari do na priste në orën 18. Meqë kishim kohë, si grup,dolën të shihnim qytezën. Pak qytetarë po njihja në rrugë. Ju ra në sy edhe miqve. Ata që më njihnin,na ftonin me ngulm për të na gostitur me diçka. Si pikë gjeografike, grupit të bashkëpunëtorëve të mi,ju pëlqente qyteza, por në mjerimin e saj qe vështirë të orjentohej.  Rrugët e shkatërruara. Ndriçimi  i qytetit për faqe të zezë. Kantjere ndërtimi vend e pa vend. Lypsat si re karkalecash. U ndjeva keq kur pashë atë realitet.Asnjëherë nuk me kishte vajtur ndërmend, se Skela mund të shkonte në këtë derexhe.

Kryetari kishte dalë të na priste te dera e komunës, së bashku me një staf,  me tre vetë.

Cili është kryetari i grupit?- më sylloj.

Me veshtrim dhjathtas,e orientoj nga gjermani. U turr drejt tij si ta njihte prej shumë viteve. Rrok e puth ,e bëri tërë pështymë. Më pas ,i futi krahun,dhe së bashku me të, u nis përpara,pa na dhënë ne të tjerëve,as majat  gishtave. U përskuqa nga çfarë pashë. Në Skele, edhe gratë, nuk e kanë në traditë, të llakaçiten aq shumë, në puthjet në mes tyre.

Zyra qe komode. Ishte përgatitur edhe një koktej për mirëpritjen. Zumë vend të gjithë, për bukuri,rreth tavolinës ovale. Stafi i kryekomunarit, ishte thirrur për sherbim,sepse asnjëri nuk zuri vend. U mbushën dhe u zbrazën gotat disa herë, natyrisht me këmbënguljen e krykomunarit. Për të mos ia prishur, edhe ne ndoqëm adetet e tij, por jo me alkool,që ai e kishte për zemër. 

Tani me trego se pse na keni ne nderuar me ardhjen tuaj? - më drejtohet i detyruar për ndihmë, sepse nuk dinte anjë fjalë në gjuhë të huaj.

I tregova me hollësi nga vinim. Pse kemi ardhur? Ku mund t’u ndihmojmë? Si mund të bashkëpunojmë. Ja prezanotova edhe ekipin sipas kombësive, specialiteteve. Më dëgjoi, duke levizur në karrikge.

Pse keni ardhur pikërisht në Skelë?- më pyet papritmas.

Meqë jam skelar, e mendova ta fillojmë nga këtu.

Cili është pozicioni i juaj në grup?

Jam përkthyesi.

Çfarë ke në dorë?

Siç i sheh, duart  i kam bosh, i  kthehem ,meqë pyetja m’u duk e pakuptimtë.

Kam përkthyesin tim. Nuk kam më nevojë për ty, dhe i bëri me dorë që t’i avitej një zonjushë me minifund.

Në gjimnaz e mbanim për pak trap,por të ishte tjetërsuar krejtësisht në pa edukatë,nuk e mendoja.Vajza i njoftoi gjermanit, se përkthimin do ta bënte ajo. Kryetari e pranoi përkthimin e saj, për ç’ka do të fliste kryekomunari,ndërsa për përkthimin e grupit ,do të bëja unë,sepse paguhesha, për atë punë. U gëzova me këtë zgjidhje, duke menduar të papriturat në kërkesat e kryekomunarit. Ai nuk e kundërshtoi, ndonëse me mimikë e pasqyroi, që  përgjigjja e gjermanit nuk i pëlqeu.

Sa para do të investoni në Skelë?-  përktheu vasha,pyetjen e kryekomunarit.

Gjermani, Kurt, më pa me një shikim hetues, nëse e kisha bërë prezantimin si duhej.

Zoti kryekomunar,- e  fillova ngadalë.- Jemi shoqëri humanitare,siç të thashë më përpara. Ne nuk disponojmë fonde. Ne marrim nga ju kërkesat, se ku keni nevojë të ndihmoheni aktualisht. Eshtë bordi që e përcakton se me çfarë mund t’u ndihmojmë.

Kush i bën tenderat?- përkthen minifundsja, pyetjen  e kryekomunarit.

Mos ke harruar gjuhën shqipe?- më thumbon Mishel, francezi.

Ka mundësi,- i përgjigjem, me buzëqeshje të sikletshme.- Kam njëzet  vite ,që jam larguar nga atdheu. Nuk janë pak dy dekada.

Ne nuk dimë ende kërkesat e juaja për ndihmë, më pas, mund të bëhen llogaritjet  për fondet,- përktheva  Paolo, italianin.

Kërkesat tona janë të shumta, por ne nuk i  listojmë, pa e ditur se kush i bën tenderat.- përktheu vasha, fjalët e kryekomunarit.

Faleminderit për pritjen,- përktheva profesor Kurtin, që u ngrit në këmbë me shumë energji.

Pas tij, u rreshtuam edhe ne, të toknim duart me pritësit. Si vendas, ngela në fund. Kryekomunari, me kokë të rruar taze, dhe mjekër leninska, mbeti i mpirë nga çfarë po shihte.

Po nesër a do të takohemi?- përktheu vasha,kur profesori sapo hapte derën.

Nesër jemi për në kryeqytet,- përktheva njoftimin e tij.

Dolëm në qëndren e qytezës. Ajri qe i pastër. Shetitej me endje, se temperaturat pranverore mesdhetare ta japin këtë komoditet. Të pestë ishim të heshtur. Nuk po e kapërdinim  shijen e hidhur, në takimin me kryekomunarin. Pas pak dëgjoj që më therrisnin me emër. Kthej kokën .Shoh  zotni kryekomunarin që më thërriste me gojë, edhe me duar.

Po ti ku po shkon?- më pyet kur u avit.

Në punën time,- i përgjigjem.

Ne sapo filluam bisedimet ju u ngritët.Kam planifikuar  darkën për ju.

Faleminderit, për kohën që shpenzuat për ne.Darkën e kemi planifikuar ta hamë me prindërit e mi,se pas dhjetë viteve u ktheva përsëri.Të pestë i kemi dhënë fjalën  babait tim,- edhe sot jam i çuditur,pse e dhashë atë sqarim ,aq të gjatë.

Të flasim shqip, pa përkthyes,se më duket përkthimi na prishi punë, e filloi ,pasi ma kishte kapur krahun e djathë, me shumë energji.- Sa para në kesh do të me jepni mua,për lobingun që do ju bëj kompanisë suaj?

Nuk ta kuptoj pyetjen. Mesa duket paskam filluar ta harroj shqipen, i përgjigjem, duke e stakuar seriozitetin, e  takimit të besdisshëm.

Çfarë ka të kuptosh? A jemi në kapitalizëm? Fitoni ju, natyrisht do të fitoj edhe unë.

Ne nuk jemi invetstitorë privatë,pra as edhe kapitalistë.Jemi përfaqësues të një shoqate humanitare,ta kam thënë disa herë.Komuniteti, ku ne banojmë, kërkon të ndihmojë popullin shqiptar, meqë është në ditë të vështirë.

Nuk do të takohemi më?

Profesor Kurti, që është kryetar grupi, ta dha përgjigjen në vend.

Do të vij për darkë, se jam kryekomunar,- më thotë pa pritur.

Mos të shoh pranë shtëpisë,se besoj ma di kokën!Në gjimnaz na grumbulloje topat pas portës.Nuk e di nëse e ke harruar?

Edhe unë  po të them të fundit fare.Mos më kërko më takim,nëse nuk me sjell njëzet  për qind të investimit,kesh,që ta fus në xhepin tim,pa na parë askush. Kam shpenzuar para për të zënë këtë vend  punë. Për komunitetin, do të më bijë ndërmend,kur të balancoj shpenzimet me fitimet.Më qartë se kaq, nuk di me ta thanë.Besoj më kuptove?

Të jap fjalën e burrit. Me këto mend, nuk të takoj më,- me zor e mbajta gazin pa më dalë përjashta.

E jemi shqiptarë? “Mali me mal nuk takohen, ndërsa robi me robin edhe piqen,”- e ktheu pllakën ndryshe.

Po të më quaje shqiptar, do të me jepje dorën të parit,- ia kujtoj.

Dihet,që shqiptari, nderon më shumë mikun e largët.

Edhe ata  tre të tjerët janë miq të largët. Si mua, edhe atyre, as gishtat nuk na preke,sepse kujtove se fute në thes kryetarin .Kurt, gjermani është profesor psikologjie,në qytetin ku ne banojmë.Eshtë një ndër anëtarët bashkiakë nga më të nderuarit . Atë e bëre tërë pështymë,miqve të tij nuk ua  vare fare.Misheli,francezi, është arkitekt, Ofman, danezi , është mjek, Paolo,italiani, është konstruktor.O marrok! Mos të them ndonjë sharje tjetër,si dikur në gjimnaz.Ata punojnë në grup,jo si ti me veten. A e kupton se çfarë gafe ke bërë,  sot me prezantimin tënd?

Përgjegjësinë e ke t’i, që nuk m’i prezantove më përpara,- me çuditi, me sulmin e tij.

Ku më le ti?Sa more vesh, se kush ishte kryetari, e bërë të mjerin tërë pështymë. Kur zumë vend, ta bëra prezantimin e tyre, me detaje, që të frenoheshe disi.Veprimi të  paditi ,se nuk punon me grup,por vetëm në kokën tëndë.Unë të pengove të therrisje stafin tënd teknik? Ta kishe parë fytyrën e profesorit, në ato momente,do të ishe tërhequr  menjëherë,- fillova ta tjerr, për të mos u nxehur.- Nuk e vure re, se sa letër higjenike, shpenzoi  në zyrë ,për të pastruar pështymen tënde?

Po mikpritjen shqiptare, pse e harron ti?

Edhe ajo ka cakun e vet,- i përgjigjem, marrëzisë se tij, me buzagaz.

Dua t’u siguroj jetën fëmijëve të mi.

Jeta nuk është vetëm uni yt.Jeta në glob vazhdon si bashkëpunim i njeriut me mjedisin.Pse këmbëngulet nga shkencetarët të ruajmë ekosistemin? A ia ke bërë vetes ndonjëherë këtë pyetje? Me unin tënd, t’i nuk bashkëpunon me kolegët,llogarit sesa e ruan florën e faunën, e komunës që drejton,-  fillova ta vë në lojë.

Nuk lexoj më libra, që kur kam mbaruar shkollën.

Kjo shihet.

Ku shihet?

Tek babzitja jote.Me duket,se pas gjimnazit shkove ushtarë ?

Madje, tre vjeçar.

Po si të përzgjodhën për kryekomunar?

Në demokraci kam mbaruar dy fakultete edhe për ekonomik,edhe për drejtësi.

Dy fakultete ta paskan lodhur kokën?

Kokën aspak,por xhepin shumë.

Besoj me tëra dhjeta,- e ngacmoj.

Dihet!- ma kthen,me seriozitet.

Çfarë dihet? - më doli papritmas.

Kur i hyj një punë, e çoj deri në fund mëse miri.

Në gjimnaz nuk je shquar për nxënës i mirë.

Në diktaturë, nuk kam mësuar, se kam qënë desident.Në demokraci u zbulua talenti im.

Nga etja për para,bënte kthesa të çuditshme,në karakterin e tij.Për të realizuar qellimet ,hidhej në sulm me pafytyrësi.Ishte i bindur ,se të gjithë i bënin hile.Profesor Kurti,pse e përcaktoi këtë shkalafitje mendore,u ngrit menjëherë nga tavolina,dhe ende është i mërzitur.

Më bën pershtypje, se si dalin në Shqipëri, të tillë njerëz në krye.Të pa arsimuar mirë,të pamoralshëm deri të rrënjët e flokëve.Ky popull hipnotizohet,kur ju jep voten? “ Ky stan, këto lepuj ka brënda.” - justifikohet dikush. Nuk më bind ky arsyetim, se mjera Shqipëria, se në çfarë oqeanesh do të lundrojë.

Jam i mbytur në borxhe,- më shfryn papritmas, në fytyrë.

Mos t’i kishe hipur kalit me mashtrime,se të rrezon keq.

Ti do  të më ndihmosh?

Porsa e  gjuajte me shqelma ndihmen time.T’u  afrua ndihmë,për  të rikonstruktuar shtëpinë,t’i thua, se pa të dhënë 20 për qind,të vleres,në kesh, nuk na lejon të hyjmë brënda!?

Çdo para që hyn e del në komunë, më përpara, duhet të më dhurojnë  njëzet për qind,në dorë,që t’u shkojë puna sahat.Kështu bëjnë të gjithë kolegët e mi.T’i biem shkurt! Ti do  të më ndihmosh, apo nuk do të më ndihmosh?

Nuk ke gjetë xhami të falesh.Edhe unë kam hallet e mia.Kam dhjetë vite pa ardhur,të shoh prindërit,shoqërinë,qytetin tonë,sepse nuk më del,prandaj nuk kam ardhur si më përpara, çdo vit.Ta them me sinqeritet,se kur të vija rradha  jote, për të ndihmuar,më thotë mendja se as stilolapsa nuk do të kem gjëndje.Me prezantimin tënd, i prishe të gjitha punët,si vetes,edhe komunitetit,në fund edhe mua.Erdha me dëshirën se do të ndihmoja qytetin tim, të lindjes,pa e ditur aspak ,se kush është kryekomunar.Me tregoi dikush,se ke ndryshuar shumë me gjimnazistin e dikurshëm, por nuk ma mori mendja të ishte transformuar në këtë mënyrë.

Nuk më the shqip, po ti çfarë fiton në këtë mes?

Ta shpjegova ,do të ndihmoja qytetarët e Skelës, dhe do të qendroja pranë familjes, për t’u çmallur,se më është këputë shpirti, atje larg, ku jetoj. Eshtë nder i madh për mua,për familjen time,për qytetin tonë, që ata më zgjodhën për përkthyes. Kjo tregon se jam integruar në shoqërinë e tyre. Ne si popull kërkojmë të futemi në BE. Dashamirësit tanë, kërkojnë të na integrojnë ,përpara se të zëmë vend bri tyre,si të barabartë.

Po këto shpenzime kush i paguan?- më gjuan papritmas, me shigjetë helmuese.

Ai që do te paguajë darkën,-  ja pres, me sëpatë gijotine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat