Arkapia nga Elsa Demo – Premtimet e Hervin Çulit në sytë e Bashës, Çipit, Fugës

Kultura

Arkapia nga Elsa Demo – Premtimet e Hervin Çulit në sytë e Bashës, Çipit, Fugës

Më: 15 prill 2018 Në ora: 17:59
Hervin Çuli

Çfarë premtoi dhe çfarë përmbushi në mandatin e parë Hervin Çuli, i riemëruar së fundi drejtor i Teatrit Kombëtar? Me refuzimin e ftesës që Çuli i bëri emisionit për një analizë hap pas hapi të punës, “Arkapia” fton disa zëra të brendshëm e të jashtëm të komentojnë zhvillimet. Në studio Genci Fuga, një nga katër kandidatët për drejtor, Altin Basha-regjisor, Kastriot Çipi-regjisor.

Genci Fuga: “Jam i zhgënjyer nga ballafaqimi me jurinë e Ministrisë së Kulturës. Juri e painformuar. Më pyetën: “Ti e ke një punë, pse do të bëhesh drejtor?” E konsiderojnë punë drejtimin e një institucioni kulturor.”

Altin Basha: “Paralajmërova kolegët të mos kandidojnë. Do shërbenin si alibi e qeverisë e cila kishte vendosur tashmë që Hervin Çuli do vazhdonte të ishte drejtor… Çuli u konformua me të gjitha kërkesat e qeverisë për të realizuar qëllimet mbi Teatrin Kombëtar.”

Basha: “Çuli administrues kontratash të vogla, sekser rolesh. Jo drejtues i një teatri të rëndësishëm repertori.”

Çipi: “Nuk mundet të kontraktohen njëlloj si ata që punojnë si ata që dredhin zinxhirin… Heqja e shpërblimit të artistëve është e jashtëligjshme.”

Fuga: “Me politikën që ka ndjekur në 4 vitet e shkuara nuk ka asnjë shans të rrisë cilësinë në mandatin e dytë. Ka bllokuar veten me prangat e tij.”

Çipi: “Qytetarët shqiptarë e kanë kuptuar se projekti për shembjen e Teatrit Kombëtar është një aferë korruptive. Edi Rama tërhiqet kur i hyn frika. Rezistenca jonë do të vazhdojë, do të ketë një “Kukës tjetër.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat