Njeriu: Qenie shpirtërore dhe trupore

Kultura

Njeriu: Qenie shpirtërore dhe trupore

Nga: Marjan Sebaj Sopi Më: 16 prill 2018 Në ora: 13:33
Marjan Sebaj Sopi

Që nga krijimi i njeriut e kemi parë atëherë kur ai edhe shndriti si imazh apo përngjasim i Hyjit, më pas edhe mëkatin e tij, të njeriut, mëkatin e mosfalenderimit, egoizmin dhe mëkatin e krenarisë me të cilin u largua nga Krijuesi i tij Hyji, dhe thënë të vërtetën në këtë moment apo  që nga ky moment njeriu edhe ndryshoi atë imazh, atë përngjasim të cilin e gjymtoi me përzgjedhjen e lirisë së tij duke u largua nga Hyji.

Në këtë shkrim sadopak dëshirojmë të hyjmë në „strukturën“ e njeriut për ta fituar përgjigjen më të përplotësuar në pyetjen se; Kush është njeriu.

Pa mëdyshje shohim, por jemi edhe dëshmitarë të përvojave të përditshme, cilat dëshmojnë se në njeriun takojmë dy elemente, dy të vërteta: atë trupore dhe shpirtërore, d.m.th atë materiale dhe jo materiale. Deri sa në njërën anë përjetojmë se njeriu është pluhur e hi, i nënshtruar shpërbërjes (dekompozimit) dhe përkohëshmërisë, në anën tjetër na mahnitë gjenialiteti i shpirtit të tij, thellësia e refleksionit të tij, surpriza e mendjës së tij, urtësia e cila tejkalon gjithçka është materiale.

Në pyetjen se çfarë qenie është njeriu?

Para kësaj pyetje është ndalur edhe mendimtari i madh i njerëzimit Blaise Pascal, duke thënë mendimin e tij të famshëm lidhje me njeriun apo për njeriun; „L’homme n’est qu’un roseau, le plus faible de la nature, mais c’est un roseau pensant (Penesees, 200) – Njeriu nuk është asgjë pos një kallam, më i bukur në natyrë, mirëpo ky është kallam i cili mendon“ Kështu që njeriu ndeshët me dobësinë dhe brishtësinë e kohës, me shkëndijen e kohës, përmes së cilës transformon (shndërron) këtë botë.

Qysh në librin e Zanafillës (në Bibël – BV) [1], ku flitet mbi krijimin e njeriut, paraqitet dhe vjen ky fakt themelor i jetës së njeriut ku në te; takohen dy botë, bota e materies dhe bota e shpirtit (shpirtërore). Në përshkrimin Biblik Zoti krijon njeriun nga pluhuri i tokës (ne themi nga dheu), dhe pikërisht me këtë njeriu edhe është pjesë e natyrës dhe kozmosit, mirëpo Zoti edhe i jep shpirtin e jetës me të cilin bëhet „shpirti i gjallë“. Pra; „atëherë Zoti Hyj e formoi prej pluhurit të tokës njeriun dhe nëpër hundë i futi frymën e jetës e njeriu u bë qenie e gjallë“ (Zan 2, 7) [2]. Dhe pikërisht me shpirtin të cilin e pranoi, njeriu edhe tejkalon të tërë universin, dhe dallohet nga të gjitha krijesat tjera.

Kështu njeriu që nga krijimi paraqitët si në fizikun (trupin) e tij, por po ashtu edhe  në spiritualitetin e tij. Dhe pikërisht kjo përvojë të cilin e kemi në njeriun, shumë kënd gjatë historisë e ka shtyer që njeriun ta shiqojnë e vështrojnë si një dualitet, dhe jo rrallë herë, bile shpesh edhe si dualitet delikat.

Shembull, filozofia greke flet lidhje me njeriun, apo për njeriun, si një kompozicion mes shpirtit dhe trupit. Sipas filozofit Platonit; shpirti është në trup si në burg, i burgosur. Dhe lirimi i vërtet ndodhë vetëm atëherë kur shpirti lirohet nga ky burg (pra trupi) dhe shkon në botën e shpirtërave. Vet vdekja sipas kuptimit grek është; Ndarja e shpirtit nga trupi, ku më pas trupi shkatërrohet, kurse shpirti iu bashkangjitët shpirtërave tjerë, shkon në botën e ideve.

Kurse sipas Biblës, pra, Shkrimit të Shenjt, njeriu është NJË dhe UNIK. Pra, njeriu nuk është i përbërë. Fjalët të cilat i përdorë Bibla për njeriun janë; Frymë, Shpirt, Trup. Dhe mos të harrojmë se cila do fjalë nga këto nënkupton dhe shënjon të tërë njeriun. Dallimi është vetëm se nga cili kënd e shikojmë atë. Mirëpo, madhështinë e tij mendore dhe krijuese shpreh me termët apo konceptet si "frymë" dhe "shpirti" siç e kemi parë këtë edhe në raportin e krijimit, pra, njeriu bëhet "shpirt i gjallë". Kjo i përngjatë po ashtu edhe termit tonë të folurit kur shembull themi për dike,; “ai është shpirtë”, “ai është një shpirtë i mirë”. Po kështu është edhe me termin “trup” në Bibël. Edhe trupi në Bibël shënjon apo kupton të tërë njeriun, mirëpo këtu kuptohet duke shikuar edhe vdekshmërinë, relativitetin dhe kalueshmërinë. Me këtë shprehje shpeshherë takohemi në lutjet biblike ku njeriu me përvujtëri del para Hyjit. “Ka etje për ty shpirti im, ty të dëshiron trupi im”, pastaj Psalmi tjetër; “ I binte në mend se janë njerëz të ligshtë ? avull që shkon e nuk kthehet”etj.[3]  Shpeshherë në përkthyesit e përkthimeve të ndryshme të Biblës, në gjuhë të ndryshme botërore, shprehjen “trup” e përkthejnë me “qënie” apo “i vdekshëm”. Mirëpo, kur shën Gjoni apostull dëshiroi të tregoj se deri në far thellëse fjala e Zotit qëndroi e jetoi me ne e në ne, atëherë përdori fjalën “sarx” që nga greqishtja në shqip i bie trup – mish. Pra, Ai i mori mbi vete vdekëshmërinë tonë, gjithë relativitetin tonë, kalueshmërinë dhe dobësinë tonë. “ Dhe Fjala u bë njeri” (që do të thot; trup, mish). Mirëpo, pavarësisht këtij shiqimi të trefisht, për (në) Biblën njeriu ka qenë dhe mbetët gjithmonë, d.m.th është; NJË dhe UNIK, dhe pavarësisht se çka ndodhë në te e me te (njeriun), prapë kjo vlen për të tërë qenien e tij. Ai është NJË dhe UNIK në jetë, në vdekje, edhe momentin kur del para ftyrës së Hyjit.

Edhe konçili i Dytë vatikanas duke cekë të vërtetën mbi njeriun, mbështetët në deklaratën e saj në konceptin biblik, pra; Njeriu është NJË dhe UNIK.[4] Dimenzionet e dinjitetit njerëzor shtrihen në tërë njeriun, e jo vetëm në anën shpirtërore të tij. Kështu që çdo nënçmim i fizikut të njeriut d.m.th i trupit të njeriut është në kundërshtim të qëllimeve të Krijuesit. Trupi i njeriut nuk është burg as diç më e vogël. Ajo është, sipas paraqitjes, tregimit mbi krijimin, vepër Hyjnore (ai vet e formëson), kurse në ringjalljen e transformimit të njeriut, këtë siç na dëshmon e tërë Besëlidhja e Re, merr pjesë njeriu edhe me fizikun, trupin, tërë organizmin e tij! Kështu që trupi nuk është burg, por i takon përsosmërisë së tij themelore përmes së cilës ai edhe është qenie njerëzore. Dhe pikërisht për këtë shkak askush nuk ka të drejtë e as nuk guxon të nënçmoj apo urrej trupin apo fizikun, organizmin e vet, por ka për detyrë ta vlerësoj, respektoj dhe kultivoj. Çdo dualizëm i ndarjes së njeriut në sferat e larta apo të ulëta, në pjesë fisnike ose më pak fisnike – është në kundërshtim dhe gjë e huaj e perceptimit biblik të njeriut! Po ashtu, d.m.th njësoj, nuk është në përputhje me fjalët Hyjnore ndonjë unilateralizëm i theksuar shpirtëror, njëanshmëria e cila thekson dhe lartëson "shpirtin", kështu që nganjëherë edhe dëgjojmë se Krishti vdiq për "shpirtrat" tanë. Mirëpo, një dëshmi të këtillë askund nuk e hasim në shkrimet e Besëlidhjes së Re. Jezu Krishti vdiq për njeriun,  për njerëzimin, për t’i shëlbuar dhe shpëtuar ata. Pra, nuk shpëton këtu vetëm “shpirtin”, por se njeriu, (tërë njeriun) i cili është siç edhe kemi cekur NJË dhe UNIK.

Po ashtu kur e kemi fjalën për abstinencën e njeriut, pra largimin e njeriut nga Zoti, mbi mëkatin e parë dhe pasojat e tij, atëherë na duhet të themi e të pranojmë se ai përfshiu apo qëlloi të tërë njeriun e jo vetëm fizikun e tij. I tërë njeriu është i lënduar me mëkatin dhe kuptohet se mbi vete tani mbanë pasojat. Kështu pra abstinenca njerëzore shfaqët në tërë qenien e tij. Por tek e fundja, siç na lajmëron e dëshmon edhe shkrimtari biblik në përshkrimin e tij të mëkatit të rrjedhshëm, ajo ndodhi pikërisht në sferën shpirtërore. Duke dëshiruar të jetë Zot, vetin e vuri si normë supreme të veprimtarisë. Mëkati themelor i njeriut është mëkati i mos dëgjesës, rebelimi kundër Zotit, e këtu janë pikërisht vepra shpirtërore pra vepra të shpirtit. Kështu që është plotësisht e gabuar të vështrohet apo shikohet trupi apo fiziku si burim i mëkatit në njeriun, sepse, mëkati siç na mëson dhe dëshmon Jezusi lindë në apo nga zemra e njeriut, në thellësinë më të thellë të shpirtit tij. Sipas fjalëve të vet Jezusit, të gjitha mëkatet, po edhe ata trupor, fizik, siç janë vrasja, tradhtia bashkëshortore, ligësitë, lindin e dalin, apo rrjedhin, pikërisht nga vet zemra e njeriut.[5]

Kur jemi te fjala Dualizëm, atëherë me doemos në këtë vend duhet të cekim Maniheizmin[6] si pikëpamje lidhje me njeriun përmes së cilës njeriu është i përbërë nga shpirti dhe trupi (apo fiziku), kështu që këto dy principe në te janë të kundërta. Shpirti dhe trupi janë përherë në luftë mes vete edhe atë si i miri dhe i keqi. Kjo lëvizje emërtohet sipas dijetarit dhe themeluesit babilonas Manit (shek. III), i cili konsideronte vetën e tij si profet të madh, profet i fundit. Mësimi i kësaj lëvizje apo mësimi ishte se; Shpirti i njeriut është i mbërthyer në trup dhe kthehet prapë në mbretërinë e dritës, sepse burimin e saj e ka në Hyjin, kurse trupi ka prejardhjen e saj nga shpirti i keq. Kjo lëvizje u përhapë shumë shpejt e që përfshiu edhe krishterimin, bile ka arritur edhe në vendet e hapësirat tona si në Kroaci, Bosnjë, Kosovë e Shqipëri me disa elemente por që falë vigjilencës së prelatëve tanë të hershëm dhe urtisë së tyre por edhe ndjekjes së mësimit e doktrinës së vërtetë fetare të krishtere, luftuan dhe e dëbuan këtë mësim dhe predikuesit e përkrahësit e saj me kohë. Me siguri se e dimë që edhe dijetari dhe shenjti i madh i kishës katolike Shën Augustini luftoi në vete për nëntë vite rresht këtë mësim. Manihejt nënçmonin, përbuznin trupin, në te shikonin të keqën dhe mëkatin, ndalonin martesat dhe çdo marrëdhënie seksuale e shpallnin për mëkat. Kjo lëvizje si religjion u zhduk në shekullin e VI, mirëpo për fat të keq, edhe sot hasim në gjurmët e saj (edhe në mesin e të krishterëve) ku urrehet e nënçmohet trupi dhe gjithçka është trupore ku mendohet se nga trupi vijnë apo rrjedhin gjitha të këqijat dhe vlerësojnë mëkatin sipas marrëdhënieve seksuale dhe si mentalitet që trupin duhet munduar dhe dënuar. Përkundër këtij koncepti Kisha shpallë dhe mëson se organizmi trupor, pra trupi, fiziku ynë bënë pjesë në përsosmërinë e njeriut, që trupi bënë pjesë në shndërrimin e tij përfundimtar, kështu që çdo keqkuptim ndaj trupit, çdo nënçmim etj ndaj trupit është johumane, jo e krishterë dhe nuk mund të njihet e të pranohet si porosi shëlbimi.

Lidhje me këtë do ti themi disa fjalë, pra mbi atë shpirtërore dhe truporen në Bibël. Jezusi ia shpjegon Nikodemit: “Çka lind prej mishit, mish është, e çka lind prej Shpirtit, shpirt është”[7]. Me këtë njëkohësisht njohim edhe kriterin themelor të asaj shpirtërore dhe asaj trupore në Bibël. Njeriu i vjetër dhe i pa shëlbuar është trupor, i neveritshëm, është mëkatarë, i nënshtruar mëkatit. Kurse, Njeriu i ri, i cili është i lindur nga Shpirti, apo me anë të Shpirtit, ai është shpirtëror. Pra, njeriu është shpirtëror sepse është i lindur nga Shpirti, dhe se është nën ndikimin e shpirtit, dhe se i dorëzohet ta udhëheq Shpirti i Shenjt! Shpeshherë vjen deri te moskuptimi në Bibël, pikërisht mes nocioneve apo dukurive shpirtërore - trupore, kështu që ajo trupore shpjegohet si gjithçka trupore është ajo që vjen nga trupi i njeriut (që është sipas atij koncepti mëkatare) mirëpo mos të harrojmë se sipas Biblës edhe krenaria dhe rrena (gënjeshtra) janë vepra trupore, meqë ato janë vepra të njeriut të vjetër, të robëruar me mëkat, siç mund të jetë akt shpirtëror, shembull, edhe vet marrëdhënia seksuale nëse njeriu ndaj kësaj e gjërave tjera vepron ashtu siç e frymëzon Shpirti Shenjtë. Dhe lidhje me këtë më së miri si ilustrim mund të na shërbej teksti i Shën Palit, apostull, pra:

 “Tashti, veprat e mishit e të gjakut janë të njohura. Ato janë: fëlligështia, papastërtia, shfrenia, idhujtaria, magjia, armiqësitë, grindjet, smira, hidhërimi, ngacmimet, dasitë, mospërkimet, zilitë, zdërhalljet, ndejat me pije e qejfe e të tjera si këto. Lidhur me këto po ju vë në dijeni që tani, siç jua thashë më parë: kush i bën këto, nuk do ta trashëgojë Mbretërinë e Hyjit.

Kurse fryti i shpirtit është: dashuria, hareja, paqja, duresa, dashamirësia, mirësia, besnikëria, butësia, përkormëria. Kundër këtyre nuk ka ligj”.[8]

Pra, shohim se sipas Shën Palit apostull, vepra të trupit janë edhe smira, zilia, hidhërimi, për qarjet. Këtu hetojmë se kur Shën Pali flet që të: “jetoni nën ndikimin e Shpirtit Shenjt e nuk do t’i kryeni dëshirat e mishit e të gjakut. Sepse mishi e gjaku me dëshirat e veta i kundërshtojnë Shpirtit e Shpirti i kundërshton mishit e gjakut: këta të dy janë në kundërshtim me njëri - tjetrin që të mos bëni çka dëshironi. E nëse ju prin Shpirti, nuk jeni të nënshtruar Ligjit”.[9] , ai flet dhe tregon pikërisht atë luftën e brendshme e cila zhvillohet në ne, mes njeriut të vjetër dhe njeriut të ri, meqë ende në veti nuk e kemi, nuk e bartim, në plotësi shëlbimin, por se qysh më i kemi vetëm frytet e para[10], e ajo është Shpirti me të cilin jemi vulosë për ditën e Shëlbimit. Dha aq gjatë deri sa të jemi në këtë situatë (gjendje), aq gjatë deri sa mos të vijë shëlbimi i Jezusit, deri atëherë nuk do të shtrihet shëlbimi në mbarë, në tërësinë e qenësisë sonë, kurse kjo, pra, shëlbimi i tërësishëm i ngadhënjimit tonë, pra ringjalljes, do të ndodhë në dorëzimin e plotë gjatë transformimit të ringjalljes, deri atëherë pra do të bartim përvojën e luftës, këtë ndarje mes njeriut të vjetër dhe të ri, njeriut të shëlbuar dhe të pa shëlbuar ende. Dhe pikërisht përmes bashkëveprimit të Shpirtit në ne gjithmonë duhet të ngadhënjej në ne njeriu i ri, i cili është krijuar përmes Jezusit. Çdo ditë e jona duhet të jetë shndërrim nga truporja (fiziku) për kah ajo shpirtërore, deri mos të arrijmë plotësimin e Jezusit. Në të vërtet ky është edhe programi ynë themelor jetësor.

Thënë të vërtet, çdo njeri e këtu në veçanti kemi fjalën për besimtarin e krishterë, pra është i ftuar për jetë shpirtërore. Ai është i shuguruar me vajin e shenjtë, me Shpirtin Shenjt dhe i ftuar që në këtë jetë të jetoj si person shpirtëror, ta jetoj jetën shpirtërore!  Kjo do të thotë se njeriun përjetësisht duhet udhëhequr dhe shpie, duhet drejtuar si në lutje, si në meditim dhe veprim Shpirti i Shenjt, që do të thotë se njeriu duhet të jetë i hapur ndaj Shpirtit Shenjt. Kështu që në jetën shpirtërore nuk bënë pjesë vetëm përshpirtëria  (lutja, meditimi etj) por se i tërë veprimtaria e njeriut në gjithë hapësirën apo fushë veprimtarinë njerëzore por që tani ka një pikëpamje të re, e kjo është; se tani jeta e njeriut zhvillohet përmes Shpirtit. Dhe, pikërisht edhe vet vërejtja e Shën Palit drejtuar bashkësive të krishtera është; “Nëse keni pranuar Shpirtin, atëherë edhe jetoni përmes Shpirtit (apo sipas Shpirtit).

Problemi ynë është që neve sot sikur “nuk kemi kohë” të ndalemi e të meditojmë, të koncentrohemi në punë e veprimet po dhe veprimtaritë tona. Sikur “jemi të zënë” me punë të përditshme që nuk ia dimë as kah ka kokën e as këmbët, dhe prandaj gjithçka e bërë  “në vrap” edhe “nuk na del” koha të mendojmë si dhe qysh, apo pse? E t’ia fillojmë ditës në harmoni me vetën e kohën.

Nuk kemi kohë t’i dorëzohemi Shpirtit apo ndërgjegjes sonë, arsyes, e të jetojmë e punojmë sipas saj. Prandaj, gjithëve kisha me iu preferuar më tepër meditim për çdo ditë, takim me më të lartën, shqyrtim të ndërgjegjes sonë e pastaj t’ia fillojmë punëve të përditshme, punës me mendime se jam duke kryer të duhurën për të mirën time, të familjes sime, të rrethit e shoqërisë në përgjithësi. Kështu do jemi të mbushur me kënaqësi, gëzim e lumturi...se edhe unë bëjë diç të mirë.

 Sot duket se e tërë kjo botë post moderne sikur iu ka dhënë dhe kushtuar vetëm grumbullimit të gjërave materiale, të prekshme, sikur jemi bërë të gjithë empirik. Kurse nga ana tjetër kemi harruar apo po e harrojmë elementit tjetër të qenies njeri që është shpirti. Prandaj, të kemi kujdes e që ti balancojmë, ti harmonizojmë jetën e veprimet tona me fizikun (trupin) dhe Shpirtin (arsyen), kështu të jemi më të lumtur ne dhe gjithë rreth nesh.

Manihenizmi është besim i hershëm tradicional iranian i cili definohet si sintezë e besimit tradicional persian të besimit dualist i të mirës dhe të keqës, me elemente të judeo - krishterizmit të hershëm. Këtë sintezë e ka formësuar, dijetari, mësuesi fetar, Maniheusi - Mani (Manichaeus) qysh në shekullin e III pas Krishtit. Maniheizmi pra, është shkencë e cila rrjedh nga Mani (216 -276), mendimtarit dhe dijetarit irano – babilonas pra reformatorit fetar të kohës helene. Mani dëshiroj dhe tentoi që tre shkencat – mësimet, d.m.th. të Zarathustrës, Budës dhe Jezu Krishtit ti përplotësoj dhe kështu të krijoj një sistem gnostik.

(„Dhe jo vetëm ajo! por, gjithashtu edhe ne, që kemi frytet e para të Shpirtit Shenjt, gjëmojmë në vetvete, duke pritur adoptimin ? shpërblimin e trupit tonë“).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat