Kumrije Hoxha, jep dorëheqje nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës

Kultura

Kumrije Hoxha, jep dorëheqje nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës

Më: 17 prill 2018 Në ora: 13:13
Kumrije Hoxha

Më 3 prill është data kur aktorja Kumrije Hoxha mori detyrën e udhëheqëses së detyrës së drejtorit në Teatrin Kombëtar të Kosovës.Fiks sot pas dy javëve Kumrije Hoxha, nuk është më në krye të këtij institucioni, shkruan KultPlus. Kumrije Hoxha, ka dërguar dorëheqjen e saj tek Këshilli Drejtues i TKK-së, e krejt kjo për shkaqe shëndetësore.

Lajmin për dorëheqjen e Hoxhës, e ka konfirmuar  kryetarja e Këshillit Drejtues Burbuqe Berisha, e cila ka thënë se Kumrije Hoxha është dorëhequr për shkaqe shëndetësore.Rikujtojmë se ish-drejtori i Teatrit Kombëtar, Agim Sopi është shkarkuar me gjashtë vota për dhe një abstenim.

Në fillim të këtij viti Sopi kishte akuzuar anëtarët e Këshillit Drejtues të TKK-së si njerëz të ndikuar nga politika po censurojnë programin e teatrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat