Sot është dita ndërkombëtare e vallëzimit

Kultura

Sot është dita ndërkombëtare e vallëzimit

Më: 29 prill 2018 Në ora: 09:58
Ilustrim

29 Prilli festohet si ditë ndërkombëtare e vallëzimit, pasiqë në këtë datë në vitin 1727 lindi veprimtari i baletit bashkëkohor, Zhan-Zhorzh Nover.

Që nga viti 1982, çdo vit nëpër botë mbahen shfaqje, në të cilat loja dhe vallëzimi janë gjuhë universale me mision t’i afrojë dhe miqësojë njerëzit.

Përshkrimi i mëposhtëm është pjesë e mesazhit që përcillet këtë ditë: Vallëzimi është disiplinë, punë, mësim, komunikim.

Me të kursejmë fjalë të cilat ndoshta disa njerëz nuk do t’i kuptonin, ndërsa si kthim krijojmë gjuhë universale, të kuptueshme për të gjithë.

Vallëzimi na jep kënaqësi dhe mbështetje, na bën të jemi të lirë për pamundësinë të fluturojmë si zogjtë dhe të afrohemi nga qielli, bota, pafundësia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat