Unë dhe ti

Kultura

Unë dhe ti

Nga: Ibrahim Gashi Më: 9 maj 2018 Në ora: 15:28
Ilustrim

Në hapësirën
E valëve magnetike
Ulur në anijen pa vela
UNË dhe TI të ngjeshur 
Për krahun e besimit
mburojë e  dashurisë
Lundruam deri
Në ishullin e zemrës
Hapi na ndaloi
Në kthinën udhërrëfyese
Vale e nxehtësis
mbi ne vallëzoi
Trëndafili i kuq u ndez !
S'kishim ide 
Se ku na rrinin duart
Me puthje ujore
Arritëm në cak.

NË MUNGESË 

Përball qiellit me yje 
Gjer dielli të  dal 
Në qoshe të dritares 
Për të shpërfillur 
Mos prezencën 
Shoqërohem 
me pamjen
E lukut tënd .
Me forcë energjie 
Të pa matur 
Shtrëngoj jastëkun 
Ledhatoj shtratin 
Ku flen
Shkëndija të zjarrta 
Zvarriten mbi qarqaf 
Digjem në zjarmi
Pa frymëmarrje 
Më mbet shpirti.

KUJTIMET

Brenda meje 
Kujtimet e lagura 
Rrokullisen,
Burimet shpërthyen, 
Ujëvara të zhurmshme    
U sajuan.
Bilbilat u nisën fluturim.
Kujtimet e lagura 
I nxora në diell 
Nga avulli u dehën.
O Zot
M'i bëj kujtimet ylber 
Poshtë hijës 
Së pemëve!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat