Nuk humb dashuria

Kultura

Nuk humb dashuria

Nga: Jan Kosova Më: 10 maj 2018 Në ora: 22:17
Foto ilustrim

Mërzitur në këtë mbrëmje të vonë
Kur lotët e mi rrjedhin si një lumë
Edhe nëse të humba përgjithmonë
Unë çdo ditë të dua veç ma shumë

I humbur jam larg diku në botë
Rrugëve të huaja  duke bredhur
Nuk më shpëton sonte një gotë
As lotët për Ty që  kam derdhur

E edhe pse gjatë kam shpresuar
E them sonte me zemër të thyer
Veten e paskam pas mashtruar
Veten e paskam pas gënjyer

Edhe pse zemra ime nuk e thotë
Po e pranoj sonte me lotë në sy
Unë veç kam humbur diku në botë
E nuk humb kurrë dashuria për Ty

Mërzitur në këtë mbrëmje të vonë
Kur lotët e mi rrjedhin si një lumë
Edhe nëse të humba përgjithmonë
Unë çdo ditë të dua veç ma shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat