Këtë fundjavë mbahet “Festivali i luleve” në Shkup

Kultura

Këtë fundjavë mbahet “Festivali i luleve” në Shkup

Më: 11 maj 2018 Në ora: 16:32

Këtë fundjave NP Parqe dhe Gjelbërime organizon  Festivalin e PESTË të luleve në qytetin e Shkupit, Jubileu i parë i yni dhe i Juaji me moton: “Në ngjyrat e ylberit”!“Ju ftojmë që të vini dhe të përjetoni ditë të paharruara të festivalit së bashku me të gjithë dashamirët e lules, natyrës dhe gjelbërimit. Pyesni, informohuni, kërkoni këshilla profesionale ose thjeshtë kënaquni”, thonë nga ndërmarrja.

Ekspozues do të jenë shitore të njohura të luleve dhe firma me renome për rregullimin hortikulturorë dhe të peizazhit, organizata joqeveritare që veprojnë në fushën e ekologjisë dhe mjedisit jetësorë si dhe qendrat për zhvillimin e fëmijëve.

Përcillni DEFILIMIN E LULES të shtunën më datën 12 maj në ora 11.00 që do të fillojë nga shatërvani “Lulja e zambakut të ujit” nëpër Parkun e qytetit, dhe më pas kënaquni me përmbajtjet e llojllojshme që do tua ofrojmë.Festivali mbahet në Parkun e qytetit, pjesa e dytë e parkut më 12 dhe 13 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat