AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia radhitë sukseset

Kultura

AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia radhitë sukseset

Nga: Aziz Zuka Më: 14 maj 2018 Në ora: 16:26
Pamje nga Festivali në Dejnë “Anaadrinia Jehon” dhe anëtarët e “Kemajl Azizit” që u nderuan me shpërblime në këtë festival

Në Rahovec, përkatësisht në fshatin Dejë, këto ditë  ka përfunduar Festivali  I  këngëve dhe valleve që tashmë ka bërë emër dhe organizohet me shumë sukses  dhe që njihet me emrin “Anadrinia Jehon”.

E pos shoqërive të tjera në këtë Festival ishte  I ftuar edhe Ansambli I Këngëve dhe valleve ” Kemajl Azizi”nga Vitia,, I cili  ka arritur suksesin më të madhe duke triumfuar duke u radhitur në vendin e parë. Sipas fjalëve të kryetarit të këtij Ansambli, aktivistit të dalluar  nga Vitia, Arianit Hetemit, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi”  ka triumfuar edhe në Festivalin “Anadrinia Jehon”, i cili mbahet në qytetin e Rahovecit.

Sipas tij, përveç vendit të parë të cilin e ka marr AKV “Kemajl Azizi”, anëtarët e tij kanë rrëmbyer edhe dy çmime të rëndësishme, si solistja më e mirë është shpallur Merita Sahiti, kurse valltari më i mirë Patriot Osmani.  Ndryshe , Festivali “Anadrinia Jehon” , mbahet çdo vit në Dejë të Rahovecit, në të cilin marrin pjesë Shoqëri dhe Ansamble nga e gjithë hapësira shqiptare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat