“Kaligula” nesër në Teatrin Kombëtar të Kosovës - Bota Sot
“Kaligula” nesër në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Kultura

E premte, 19 tetor 2018

“Kaligula” nesër në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Më: 14 maj 2018 Në ora: 18:24

Më 14 maj do të jepet premiera e shfaqjes “Kaligula” nga Albert Kamy më regji të Kushtrim Koliqit, në Teatrit Kombëtar të Kosovës..Në kastën e aktorëve bëjnë pjesë: Adrian Morina, Allmir Suhodolli, Ard Islami, Armend Baloku, Besart Sllamniku, Gresa Pallaska, Meli Qena, Shkëlzen Veseli dhe Ylber Bardhi.

Drama “Kaligula” e Camus është shkruar për herë të parë në vitin 1938, për t’u botuar më në fund në vitin 1945. E shkruar në kohë të rëndësishme historike (Lufta e Dytë Botërore), para publikut vjen në një version të rishkruar, duke paraqitur figurën historike të një perandori romak që udhëhoqi Romën në vitet 37-41 pas Krishtit, i cili njihet në histori për çmenduritë dhe mizoritë e tij.

Drama Kaligula është një kryevepër e artit teatral. Aktuale si gjithmonë, për teatrin dhe për mendimin e sotëm, trajton revoltën dhe nënshtrimin, sjell pyetje rreth shpëtimit të shoqërisë dhe vlerave universale.

Kaligula është në kërkim të forcës absolute, është i helmuar nga mospërfillja dhe tmerri. Ai vendos të ushtrojë, përmes vrasjeve dhe perverzitetit sistematik ndaj të gjitha vlerave ekzistuese, lirinë e cila sërish i del e hidhur.

“Kaligula ynë vie duke nxitur reflektimin tonë, vie në kohën e pabarazisë dhe mjerimit, në kohën e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të lirive, vie në kohën e demokracisë së re, në kohën kur revolta qytetare kundër gjendjes absurde që na rrethon e që kërkon gjithnjë ndryshimin dhe përsosjen e sistemit demokratik duhet ekzistuar”, thuhet në njoftim.

Sipas të cilit Kaligula vie pranë nesh, që njohim revoltën, dhe pranë nesh që nuk njohim konceptin e revoltës…vie me shumë pyetje e shumë nxitje. Vie…apo është me nesh?!
Premiera do të jetë më 14 maj duke filluar nga ora 20:00. Ndërsa reprizat e para: 15 dhe 16 maj 2018; ora 21:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test