Jeta e krijuesve të mëdhenj është me plot therra e me pak lule - Bota Sot
Jeta e krijuesve të mëdhenj është me plot therra e me pak lule

Kultura

E hënë, 22 tetor 2018

Jeta e krijuesve të mëdhenj është me plot therra e me pak lule

Nga: Nue Oroshi Më: 14 maj 2018 Në ora: 23:06
Gjelosh Gjokaj

Piktori ynë i madh Gjelosh Gjokaj në moshën dhjetë veçare e la vendlindjen e tij të dashur,Mileshin dhe Malsinë dhe bëri një rrugëtim të gjatë në mes të Prishtinës ku e themeloi Fakultetin e Arteve, Romës ku për pesëmbëdhjetë vjet bëri dhe krijoj një emër në artin Evropian dhe Augsburgut ku edhe ishte në majat e karrierës së tij artistike. Ai i la kulturës shqiptare dhe asaj Evropiane mbi 3000 piktura dhe punë të ndryshme grafike, duke u bërë njëri ndër piktorët më të mëdhenj të botës shqiptare.

Gjelosh Gjokaj i takon treshës apo trinisë së shenjët të kulturës shqiptare: Ernest Koliqi,Martin Camaj dhe Gjelosh Gjoka, të cilët lanë gjurmë të thella të kulturës shqiptare në Evropë. Nuk është rastësi që ekspozitën e parë në Romë në vitin 1971 piktorit Gjelosh Gjokaj ia hapi i madhi prof.Ernest Koliqi ndërsa në vitin 1983 ekspozitën në Mynih të Gjermanisë ia hapi shkrimtari ynë i madh Martin Camaj. Gjelosh Gjokaj bashkëpunonte ngushtë me të dytë ku i përgatiste kopertinat e librave të Martin Camaj, si dhe kopertinat e revistës shkencore të Ernest Koliqi "Shejzat". Arti dhe kultura shqiptare sot është më e varfër se asnjëherë më parë sepse humbi maestron e fundit të treshës së madhe që i dhanë emër në botë kulturës shqiptare.

Image
Nue Oroshi dhe Gjelosh Gjokaj

Familja Gjokaj duhetë të jeni krenarë që në gjirin e saj u lind dhe u rrit një piktor i madh, i cili duke marrë shembull nga xhubletat shqiptare, krijoj një art të veçantë gjithnjë duke u inspiruar edhe në traditën dhe folklorin e madh shqiptar. Madje ai me thjeshtësi pikturonte edhe figurat e mëdha kombtare siç ishin :Dedë Gjon Luli, Kapidan Gjon Marka Gjoni, Mehmet Shpendi, Kapidan Mark Gjon Marku, dhe këto piktura të këtyre atdhetarëve i ekspozoj edhe në Akademin e parë të "Trojeve te Arbrit "që e kemi mbajtur ne Hamburg me 12 e 13 Qershor 2004 ku me plotë dëshirë mori pjesë në këtë sesion shkencor.

Gjelosh Gjokaj ishte nje kohë të gjatë edhe krytear i Shoqatës "Lahuta "e cila mblidhte Malsorët e mërguar për t'i ndihmuar vendlindjes në forma të ndryshme.Ai rrjedhte nga një familje e nderuar e baca Kurtit një atdhetari të mirfilltë kombtar.Pas shtetgtimit të gjatë shtatë dekada në mesë Prishtinës, Romës dhe Augsburgut ai vitet e fundit të jetës i kaloj më shumë në fshatin e tij të lindjes ku e ktheu edhe Atelien në Milesh.

Gjelosh Gjokaj në Panteonin e Kulturës Shqiptare është i fundit maestro nga treshja e trinisë së shenjët kombtare Koliqi-Camaj-Gjoka. Kjo treshe rrezatojë shkelqyeshem duke e prezentuar kulturën shqiptare si pjesë e pandarë e trungut Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test