Porlaco

Kultura

Porlaco

Nga: Fatmir Lohja Më: 6 qershor 2018 Në ora: 09:42
Fatmir Lohja

Te hoteli, në plazh, erdhi  një grup arbëresh. Studionin gjuhen shqipe, në një univeristet, në jug të Italisë. Ishin rreth njëzet vajza e djem. Secili më i bukur se tjetri. I dhanë gjalleri pushimeve tona. Siç na treguan dy profesorët e tyre,më shumë pëlqenin  komunikimin në shqip,se sa  rrezitjen.

Të dashur, të respektuar, për t’i patur zili. Bashkëbisedonin me kedo. Në dorë mbanin bllok e stilolaps. Shkruanin çdo fjalë që nuk e kuptonin. Plazhistët vinin nga zona të ndryshme të vendit. Të tërë nuk e flisnin gjuhën letratre. Disa komunikonin në dialekt. Shumë fjalë edhe ne i degjonin për herë të parë.Mua më ngjiti më shumë Pjetroja  me Markon. Pjetroja vinte më i gjatë, edhe elegant se Markoja. Të dy me flokë gështenjë dhe me mjekra të shkurtëra. Markoja me xanxar se shoku i tij. Për çdo darkë, takoheshim  për t’u shpjeguar fjalët e reja, që ndeshnin gjatë ditës. Edhe unë mësonja prej tyre gjuhën e bukur italiane.

Një ditë, rreth orës njëmbëdhjetë, çuditërisht më vinë te çadra e diellit, në buzë të detit. Ishin pak të shqetësuar.U ulen të dy te shezlongu përballë. Filluan të më tregojnë për shqetësimin e tyre të ditës.Në shetitjen buzë të detit, një nga moshatarët e tyre,Iliri, meqë studentët nuk i kishin parë, kanë kaluar pa i folur. Iliri  i ka ndalur dhe sipas tyre dhe ju ka thënë: ”Jeni djem të mirë. Mos u bëni porlacë italjanë!” E kanë kuptuan se janë lavderuar, por njëkohësisht kanë marrë edhe një këshillë. Më kërkonin shpjegim për këshillën.

Në fillim me zor e gjeta kuptimin e fjalës “porlaco’. Kur e kuptova ,nuk dija t’u shpjegoja me një fjalë në italisht. E nisa gjatë e gjatë shpjegimin. Në fund më kuptuan,se “porlaco” është ai që nxjerr gazra nga trupi. Bënin be e rrufe se nuk kishin gazra dhe stomaku i tyre rinor është shëndosh. Kur ju shpjegova, se ajo fjalë përdoret për mendjemadh, filluan të qeshin me të madhe.

Njëren dorë e vinin në kokë, dhe tjetrën tek të ndenjurat,dhe me pyesnin, me këmbë e duar, se çfarë lidhje kanë me  mendjemadhësinë dy organet. Kur pashë reagimin edhe shpjegimin e  tyre, fillova të mendoj si ata. Me të drejtë e shpjegonin çunat, se ai që ka gazra, ështe i sëmurë në stomak dhe terhiqet nga shoqëria se i vjen turp. Me këtë defekt në organizëm, i sëmuri  nuk ka asnjë mundësi psikologjike të jetë mendjemadh.

Gjuhtarët e rinjë, ndonëse e dinin se jam me profesion ekonomist, më kërkonin më këmbëngulje t’u jepnja një shpegim, pse është krijuar kjo idjomë në gjuhën shqipe. Kohë kishim të mjaftueshme. Nuk e di edhe sot, nëse ka lidhje me krijimin e idjomës në fjalë, m’u kujtua historija e atij që   lëshonte gazra .Në krahina të ndryshme rrezikzija tregohet me emra të ndryshëm. Në rrefimin tim e  quajta Zeqo, se m’u kujtua,sepse  ende e ka lënë të ëmen mbaje thane. Meqë e shihja se kishin kuriozitet për gjuhën shqipe letrare edhe   të vjetër , përrallën ju tregova me gjuhën e krijuar, natyrisht duke ju dhënë shpjegimet përkatëse.

Një ditë, Zeqoja, doli në kaza (qyteze) për të bërë  pazar (tregti ). I shiti me hesap (leverdi) mallrat që kishte sjellë nga katundi.E kishte një huq (zakon),kur kishte para në xhep,të futej në një lokant (restoran).Nuk hante dy herë njësoj, sepse nuk do  të mburrej në fshat,dy herë për të njëjtin gatim.

Akshija (kuzhinjeri) sa e pa e njohu mirë  akëmbelanë (njëri u humbur). Për t’i plotësuar të gjitha harraret  (deshirat e papërmbajtura)si zakonisht  e futi në akshihane (guzhinë). Zeqos  i ra në sy një fasule kokërmadhe, që akshija  e quante  pllaçi. E kishte stufuar për merak,që sarahoshat (pijetarët)  e qytetit të pinin ndonjë gotë raki. Fasule, pasul, groshë, frashull, janë fjalë në dialekte të ndryshme, por emërtojnë të njëjten bimë e gatim. Pllaçi, emërtohet fasulja që e ka kokrrën më të madhe se shoqet.

Kërkoi t’i mbushej një pjatë. Pse po hante me harraret e bekonte:”Kësaj ju shtoftë fara çdo ditë!”. Kur kërkoi pjatën e dytë,akshija e këshilloj të këtë pak kujdes, se pllaçija i ka ca shqetësime prapa. Pjatën e tretë akshija nuk donte me ja dhënë, por nuk mbahej Zeqoja, se edhe  rakija bukurmirë e kishte sjellë në çakërqejfë. Kur u kërtyl ( u ngop)pagoi paratë për të shkuar në punë të vet,tepër i kënaqur nga ajo që perjetoi atë ditë.

Ju soll pazarit okolla (rreth e përqarkt) për t’u blerë ndonje send fëmijëve . Në fillim verejtei se në stomak i peshonte një gurë, i cili rendohej nga çasti në çast.Kyveti ( fuqija) po i binte. U kaçil (zuri vend) në një shkëmb (stol) në lulishte për të mbledhur veten. Me djersë të ftohta, e të ngrohta e mallkonte fasulen pllaçi . E keqja sapo i kishte filluar.Më pas nuk ishte në gjendje të mbante gazrat.U ngrit në këmbë sepse mendonte: ”U korita nga fasulja pllaçi. Kësaj bimë i humbte fara!”

Në rrugicat e qytetit e pat më keq. Ku kalonte qelbte dynjanë ( qytetarët). Antiqeveritarët ankoheshin për smog, ndërsa qytetarët, na mbyten katundarët. Zeqoja të gjitha i degjonte, por nuk kishte nge për sherr (zënka). Kur doli jashtë qytetit u nis në këmbë për të shkuar në katund. Në rrugë i vetmuar, në çdo hap lirohej më shumë. Ecte ngadalë, se e kishte ndarë mendjen, që pa u liruar të mos hynte në shtëpi.

Nga halli që kishte në trup,nuk e kishte vënë re se era i frynte në shpin. Pa hyrë në katund, një vendas i thotë: ”Ti qënke, qe na qelbe  katundin pa futur këmbët brenda?”

Thonë se: varianti parë, Zeqoja, nga turpi, nuk hyri në katund, por iku larg  në kurbet. Kur erdhi pas njëzet viteve,persëri nuk u fut në katund,ndonëse e kishte këputur malli,sepse një vendas, sa e pa dha kushtrimin:”Dilni se ka ardhur Zeqo porllaci!”Me këtë variant studentët  u shkrinë gazit,sepse ju shkonte edhe sipas arsyetimit tyre.

Varianti i dytë, Zeqoja,pavarësisht nga era e rëndë qe e shoqëronte, kishte shitur mend në katund,  ka ngrënë një gjë të shijme, që asnjë banor nuk ka pasur fatin ta propvojë. Pas rrefimit të tij, i gjithë katundi, me maç e kuç , ra në kaza, për të ngrënë fasulen pllaçi. Edhe sot qelbet katundi i tyre, por banorët ende e mbajnë hunden lart ,se medemek kanë parë dynja me sy.

Ky ështe arsyetimi ,që porlaco, do të thotë   mendjemadh,-  e mbarova rrëfimin buzagaz.

Gjuhët prandaj janë të bukura, -u shpreh Markoja.

Por edhe të vështira, -e vazhdoi Pjetro.

Të huajve u bien më shumë në sy idjomat,- u mundova t’u shpjegoj.- Italianët urojnë :” Boka Lupo!”Në ship:”Në gojë te ujkut”, për “paç fat!” Ne shqiptarët të këshillojmë :” Mos kalo te rrugët e ujqërve, se do të gjeshë belanë!”

Politikanët tanë jane porlaco,- dhe Marko gajasesh me Pjetron.

Politikanët shqiptarë nuk janë porllacë- u dola zot tanëve, krejtësisht i pabindur.

I mbaj mend si pushime të veçanta ato ditë. Unë ju tregoja përralla të kombit tonë,ndër më të vjetrit në Europë. Markoja dhe Pjetro më mësuan shumë fjalë të vjetra shqipe,të ruajtua me kujdes, mbi pesë shekuj, nga arbëreshët e mrekullueshëm të Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat