U mbajt aktiviteti letrar “Ora e Astritit” - Bota Sot
U mbajt aktiviteti letrar “Ora e Astritit”

Kultura

E shtunë, 20 tetor 2018

U mbajt aktiviteti letrar “Ora e Astritit”

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 21:37
Ky aktivitet u realizua në kuadër të manifestimit “Ditët e Kulturës” dhe mbahet në kujtim të poetit dëshmor Astrit Bytyçi.

U mbajt aktiviteti letrar “Ora e Astritit”, organizuar nga Klubi Letrar “De Rada” në Ferizaj.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të manifestimit “Ditët e Kulturës” dhe mbahet në kujtim të poetit dëshmor Astrit Bytyçi.

Aktiviteti kishte karakter garues, ku pas leximit të poezive nga vet autorët, u ndanë edhe çmimet për më të mirët.

Juria e përbërë nga: Arsim Hamiti, Dije Lohaj dhe Sami Vranovçi dha këto çmime: Xhemile Hysenaj “Darka e fundit” – Pena e re, Farida Zmijani- Ramadani “Bota brenda teje” – vendi i tretë, Ramadan Asllani “Drithërimi” – vendi i dytë dhe Fadil Lepaja “Legjenda për drurin” – vendi i parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test