Artistët i vendosin afat qeverisë: Do ngujohemi në Teatër

Kultura

Artistët i vendosin afat qeverisë: Do ngujohemi në Teatër

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 15:32

Reagimi i Aleancës për Teatrin, kundër projektligjit që parashikon prishjen e godinës, do të përshkallëzohet. E premtja e ardhshme, është afati i fundit që aktorët dhe Shoqëria Civile i japin qeverisë që të tërhiqet nga ky projektligj.

“Nëse deri të premten e ardhshme në orën 7, qeveria nuk e tërheq këtë projektligj, ne do te futemi në teatër dhe nuk do të dalim që aty”, u shpreh Robert Budina.

Ne takimin e përjavshëm të së hënës, artistët shprehën shqetësimin se shembja e teatrit mund të bëhet gjatë periudhës së verës, kur vëmendja mund të jetë më e vogël dhe për me tepër për faktin që përfundon sezoni artistik.

“Në takimin me kryeparlamentarin ai theksoi qe nuk do të ketë vendimmarrje pa dakordësinë tuaj. Disa dite pas takimit, veprimet e qeverisë janë totalisht të kundërta. Duan të shfrytëzojnë përfundimin e sezonit artistik kur aty të mos ketë njeri”, u shpreh Alert Celoaliaj.

Artistët dhe Shoqëria civile, pjesë të Aleancës për Teatrin, thonë se çështja e godinës se teatrit është një kauze e fortë për të protestuar edhe në vijim.

“Robert De Niro i tha F*** Y** Trumpit edhe ne i themi F*** Y**”, shprehet i revoltuar Alfred Trebicka. “Kjo godine është tashmë në një kauzë dhe kauzat mbeten, nuk ka me kthim mbrapa”, theksoi Reshat Ibrahimi, kryetar i sindikatës së pavarur të artistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat