Pse Frankenstein na tregon ankthet më të errëta njerëzore

Kultura

Pse Frankenstein na tregon ankthet më të errëta njerëzore

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 20:06
Frankenstein

Frankenstein ka shpjeguar më shumë se secila histori ankthet e jetës modern. Por është ajo që na tregon për ndjeshmërinë ajo që na duhet sot më shumë se kurrë.

“Është gjallë, është gjallë!!!”

 Kështu shkruan James Whale në veprën e tij “Frankenstein” në vitin 1931 duke përshkruar një natë çuditërisht të ftoftë të verës së vitit 1816, kur një grup miqsh ishin grumbulluar në villen Diodati në skaje të liqenit të Gjenevës.

“Në do të shkruajmë të gjithë nga një tregim me fantazma”  ishte kumtimi që Lordi Byron bëri për të tjerët, përfshirë edhe doktorin e tij John Polidori, Percy Shelley dhe 18 vjeçarin Mary Wollstonecraft Godwin.

Frankenstein është padyshim romani i parë fantastikë-shkencor, një horror gotik i vërtetë, dhe një romancë tragjike i përmbledhur në një trup.

Dhe një nga veprat që përshkruajnë rrezikun duke “luajtur rolin e Zotit” dhe ana tjetër e braktisjes nga prindërit si dhe aspektet sociale të saj që edhe sot janë relevante më shumë se kurrë, shkruan BBC.

Frankenstein është një pjellë e interpretimeve e parodive që dalin nga origjina e imazhit në lëvizje në filmin e tmerrshëm të 1910, të Thomas Edison, nëpërmjet Universal Pictures dhe Hammer deri të Hollivudit, në The Rocky Horror Picture Show. Personazhet ose temat shfaqen ose kanë frymëzuar libra komik, lojëra kompjuterike, spin –off romane, seri televizive dhe këngë nga artistë të ndryshëm si Ice Cube, Metallica dhe T'Pau. Arsyeja kryesore është se Frankenstein prek temat që na frikësojnë të gjithëve: mungesën e prindërve, frikën nga errësira,. Frikën nga mungesa e dashurisë dhe mungesa e njerëzore e frika nga e panjohura. /Përktheu nga BBC:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat