“Gardhi” i Lendita Zeqiraj triumfon në Palm Springs si filmi më i mirë i shkurtër

Kultura

“Gardhi” i Lendita Zeqiraj triumfon në Palm Springs si filmi më i mirë i shkurtër

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 19:44

Filmi “Gardhi” me regji të Lendita Zeqiraj ka triumfuar në Palm Springs si filmi më i mire i shkurtër duke fituar kështu të drejtën e garimit për OSCAR.

“Shumë urime të gjithë ekipit të mrekullueshëm të filmit e sidomos ansamblit fantastik te aktorëve femra dhe rolit kryesor të aktorit të ri Arti Lokaj”, shkruhet në njoftimin e Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Palm Springs International ShortFest është festivali më i madh dhe më i rëndësishëm i filmit të shkurtër në Amerikën Veriore, me më shumë se 5000 aplikime çdo vit.

 ‘Gardhi’ është bashkëprodhim i shtëpisë filmike kosovare N’art, Sacrebleu Productions nga Franca dhe Woof Films nga Kroacia, dhe është përkrahur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Cinema Fondacioni – Region Ile De France, dhe me mbështetje nga Komuna e Prishtinës.

Në këtë film luajnë: Arti Lokaj, Ilire Vinca, Adriana Matoshi, Rozafa Celaj, Melihate Qena, Xhejlane Godanci, Kumrije Hoxha, Arta Selimi, Alketa Sylaj, Edita Dula, Timur Urqan, Norik Xhemajli dhe qenushja Nina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat