Prifest këtë vity mbështet nga Britania e Madhe

Kultura

Prifest këtë vity mbështet nga Britania e Madhe

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Përmes partneritetit me Këshillin Britanik në Kosovë PriFest këtë vit sjellw për publikun platformën e filmave më të rinjë PlayUK dhe një numër ekspertësh të industrisë së filmit

Këtë vit PriFest ka lidhur bashkëpunim me British Council për të sjellë jo vetëm kinemanë e këtij shteti për publikun kosovar, por edhe një numër mysafirësh dhe ekspertësh, të cilët përmes workshopeve të tyre, do të ndajnë njohuritë në fushën e zhvillimit të skenarit dhe në lëminë shumë tërheqëse të realitetit virtual (Virtual Reality and Augmented Reality).

PlayUK do të jetë përmbledhja e filmave më të suksesshëm që vijnë nga kinematografia britanike, të gjithë premiera në PriFest dhe Kosovë, filma atraktiv me shumë ngjarje interesante dhe një numër të njohur aktorësh anglez që interpretojnë në ta.

“Mos e lëshoni shansin që t’i shijoni këto ngjarje në ditët e nxehta të korrikut, qoftë në kinemanë e hapur në sheshin “Zahir Pajaziti”, qoftë në Teatër Kombëtar apo në Kinon e re Armata, të gjitha në javën e PriFest-it, 17-22 korrik 2018”, thuhet në njoftimin për media të ofrganziatorëve të festivalit të filmit në Prishtinë.

Ndërkohë, dy punëtori që ky festival i organizon në bashkëpunim me Këshillin Britanik (British Council) këtë vit, duke sjellur dy ekspertë të rryer me shumë pervojë në fushat e veta, janë: Punëtoria e rregullt i PriFest për Zhvillim Skenari, që këtë vit do të ekzekutohet nga Clare Downs, dhe punëtoria e Realitetit Virtual (VR) që do të mbahet nga Simon Wilkinson, një ekspert që ka marrë vlerësime shumë të mëdha nga shumë revista prestigjioze dhe  ka mbajtur workshope në shumë shtete, derisa puna e tij është ekspozuar edhe në Tate Modern në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat