Puna e Sizifit - Bota Sot
Puna e Sizifit

Kultura

E hënë, 19 nëntor 2018

Puna e Sizifit

Nga: Fatmir Lohja Më: 9 korrik 2018 Në ora: 10:22
Fatmir Lohja

Kur Zoti arriti në gadishullin Ilirik, për ta qendisur sipas deshirës, në torbë mbante shkëmbinj. Miti thotë, se se pa filluar punë në vendosjen e tyre, ra një termet i fuqishëm. Perëndisë,meqë u gjet e papërgatitur, i rreshqiten shkëmbijtë, të cilët u shpërndanë vend e pa vend. Thuhet se nga ky shkak Zoti nuk u kthye më në gadishullin Ilirik.

Vendasit, duke u marrë me sistemimin e shkëmbijve të fortë, dhe të mëdhej,u tjetërsuan në kokëshkëmb.Edhe vonë,kur zbritën sllavet e jugut,u pelqeu kokëshkëmbësia e vendasve. Për të treguar se e kanë asimiluar me shumë se vendasit, në fundin e shekullit njëzet, me luftra absurde, shkatërruan Jugosllavinë.

Vendasit,për t’i drejtuar në punë,zgjodhën për  kryetar Sizifin.Ai, duke e mbajtur veten për të gjithditur,nuk e verente dreqin e vogël ,që i prishte punë.Sa e ngrinin shkëmbin në majë, demoni,ia zbriste  poshtë, pra mundi shkonte kot. Kjo është arsyeja që u quajt: ”Punë prej Sizifit.”

Shkrimtari polak Stefan Zeromski (1864-1925) e titullon romanin e tij:”Puna e Sizifit.”Në roman trajton gjendjen politike në Poloni, në fund të shekullit nëntëmbedhjetë .Në këtë vepër, ai   krahason punën e politikanëve polakë,me eksperiencën e mitit të  Sizifit.

Më duket, dhe do të donja të isha tërësisht në gabim,se edhe politika shqiptare e ditës,po bën :”Punë si Sizifi.”Nga kontradiat,për të zënë vend në  karriget e  pushtetit, pozita e opozita shqiptare ,në këto tre dekadat e fundit,po i kërrejnë sytë njëra-tjetrës. Sovrani i ka ndëshkuar në vazhdimësi me votën e lirë, prandaj pushtetet kanë ndërruar krah.

Të humburit asnjëherë nuk e kanë pranuar verdiktin e sovranit.Me t’u çertifikuar nga  Komisioni Qendror  Politik i Zgjedhjeve,kanë deklaruar se nuk e pranojnë rezultatin,me rutinën e zakonshme, se u bënë vjedhje te kutitë e votimit,dhe  në tavolinat e numërimit.Për të bërë zgjedhje të parakoshme, opozitarët e nderuar,të fyer nga sovrani, fillojnë e bëjnë punën e demonit,për t’i prishur stabilitetin e shoqërisë.

Parlamenti është kthyer më keq se estradat e dikurshme të ndërmarrjeve shtetërore.Të dhëmbin sytë po ta shohësh direkt nga televizori,seancën plenare. Gjelucët, të zbritur nga malet me hapa të mëdhej,dhe fushorët me çizme me baltë, kërkojnë të duken secili ështe më trim se tjetri.” Me ju dhimtë grurit dhe murit”, kur sheh edhe namuzqarkat e parlamentit, që kanë shpërvjelur mëngët për t’u kacafytur me rivalet. Fantazoni vetë se sa gjëmë bëjnë sarahoshat katundar.

Nuk ka shqiptar, që nuk është bindur, që ky parlament duhet shpërndarë një minut e më parë. Edhe nxënësit e fillores e kanë kuptuar,se kërkesa për qeveri teknike, është për të ndarë  bakllavanë në tepsinë e pushtetit”,pa votimin e sovranit.

Në këtë zallamahi poltike, opinioni publik kërkon të diferencojë me të diturit, me të ndershmit,për t’u përgatitur se kujt do t’i japë votën në zgjedhjen e ardhshme. Sado mendje ndritur ,që janë akademikët,edha ata, nga shikimet televizive, nuk kanë nxjerrë ndonjë rezultat të hajrit,për të bindur shoqërinë se kush ka të drejtë.

Në shqip ështe një shprehje e bukur popullore:”Çfarë ka shtëpija,e mira është të mos e dijë komshija.” Këtë thënjë,asnjëra opozitë nuk e ka përdorur  në praktikë. Veprime më skandaloze nuk mund të ketë, se; të paguash gazeta të huaja, që ato të bëjnë propogande sa më të keqe për Shqipërinë; të flasësh kundra vendit tënd në kancelaritë e botës,me arsyetimin makabër, se vetëm kur të vimë ne në pushtet, punët do të bëhen mirë.Në shumë vende të civilizuara  këto praktika dënohen shumë rënde.Edhe historia e  jonë, i ka ndëshkuar bukurmir politikanët që janë vënë kundra e atdheut,për të zënë vend në karrigen e pushtetit.

Na vjen keq kur shohim në skenat absurde  përsonalitetet e shoqërisë shqiptare .Si unë,dhe miqtë e mi,kemi shumë respekt  për zotin Halim Kosova, edhe si mjek i aftë,  edhe si politikan modern. Fushata e tij , për zgjedhjet e bashkisë së Tiranës, ka mbetur si etalon i zgjedhjeve moderne.

Nuk u kemi besuar syve,por e pamë në shumë stacione televizive,që doktori i respektuar,sipas urdhërave ushtarak, të marra nga partija,shkon me bashibuzukët për të prishur mbledhjet e komisioneve të parlamantit.Eshtë mëse e vërtetë, që ai nuk bëri zallamahinë,e gjelucve mjeranë,që kishte përbri. Ky fakt na jep shpresë se zoti Kosova nuk është tjetërsuar në kokëshkëmb,prandaj po kërkojmë  që ta përfshijmë në debatin tonë shoqërore,vetëm në interes për të mirën e  Shqipërisë.

A ka bërë zollume qeverija e mësuesve? Edhe në thasët e nejlonit,me të cilët amviset nukoqire janë të bindura,se mund të fshehin globin ,nuk kanë më vend. Rilindasit kërkuan  tërë tepsinë. Sovrani me votën e lira ja dha. As kryefallxhori, nuk e ka parashikuar,se  mësuesit ministra do të riemëroheshin.Në mandatin e parë shtireshin,se janë të përkushtuar për të  mësuar punën që nuk e njihnin aspak. Në mandatin e dytë,i kanë hequr maskat dhe po ngrefosën si gjelucë,duke  sjellë shqetesime  çdo ditë si qeverisë ,edhe shqiptarëve.Sizifi i rilandasve, sidhet e përdridhet me kokëshkembësinë tradicionale,dhe vetëm kur i shkapetet dera në surrat,kujtohet se “dreqi i mallkum” po i prish punë.

Të dy palët dhe sovrani jemi shqiptar.Kjo është arsyeja që ju kemi vënë në krye. E kemi në gen,  ne shqiptarët; më të mirë shkojmë kudo; me të keq marrim koburet për t’u vrarë, pavarësisht nëse mbrojme të mirën ,apo të keqen.

Zoti Halim Kosova! Duket qartë që lidershipi aktual i PD-së, nuk pranon këshilla nga inlektualët e rangut tuaj, por kjo nuk u justifkon të mbroheni nesër.

Nga që kemi shumë respekt , po ju drejtohemi me një porosi. Mos bëni punët e dreqit, pse urdhëron kryetari i partisë. Nga intelektualët e nivelit tuaj, sovrani pret  që të shtensionohet situata politike, që edhe Shqipëria jonë e dashur të vihet në krah të motrave te saj Europiane.Të tjera zgjidhja nuk ka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test