Gjergji jem - Bota Sot
Gjergji jem

Kultura

E enjte, 15 nëntor 2018

Gjergji jem

Nga: Naime Beqiraj Më: 9 korrik 2018 Në ora: 19:37
Naime Beqiraj

Vec për Gjergjin
Të dashunit tem
Nuk i vjen inat
Për azganin me furi
Që i fitoi 25 beteja
E t’imit cdo ditë ia humbi nga nji
Aso të vogla, por betejë është secila
E beteja me grua t’fortë del e humbun
Jo si me venediksen
Guhën pal pal
Vec për Gjergjin
Nuk bahet xheloz i dashtuni jem
Ndoshta unë isha ba për Donikën
Të dytën mretneshë
Për grun që e zapoi ma t’madhen zemër
Ma t’burimtin burrë
Mue m’pihet dora kur temit nuk i shkoj përqef
Atij nuk ja dridh krahi 25 vjet
As shpata nuk ju topit
I dashtuni jem nuk asht kundër Gjergjit
As kur emnin ia shqiptoj me afsh
Ai e ndjen që nuk e dua për ndonji orë
Ditë a javë
Si sulltaneshat me luksin prrallor
Që kurrë nuk e patën për veti
E din, ai e din që Atletin e Krishtit
Kam me e pasë të gjithmonshëm
E kur një ditë
Don Zoti me ja ba nji djalë
Kam me e qujt Gjergj
E rivalitetin me kryetrimin
Ka me e pas n’shpi.

Image
Gjergj Kastrioti

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test