Reshat Nurboja, edhe një doktor i ri i vlerave shkencore dhe historiografike

Kultura

Reshat Nurboja, edhe një doktor i ri i vlerave shkencore dhe historiografike

Sejdi BERISHA Nga Sejdi BERISHA Më 12 korrik 2018 Në ora: 14:37
Dr. Reshat NURBOJA

Krijuesi dhe veprimtari i shquar i kauzës kombëtare si dhe njëri prej kuadrove më të palodhura për ta quar deri në fund ndërtimin e mirëqenies kombëtare dhe atdhetare si dhe për forcimin e shtetit demokratik dhe ligjor të Kosovës, z. Reshat NURBOJA, pas një pune cilësore, kërkimore dhe studiuese, sot në Universitetin Evropian të Tiranës, në drejtimin Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike, në praninë e Komisionit të përbërë nga: Prof. dr. Ferit Duka – Kryetar, Prof. dr. Pajtim Ribaj (oponent i jashtëm), Prof. dr. Enri Hide (oponent i brendshëm), Prof. dr. Gjergj Sinani – anëtar dhe Prof. dr. Dritan Egro - anëtar, me sukses mbrojti temën doktorate , "Çështja e Kosovës dhe Diplomacia Ndërkombëtare 1990 - 2010" dhe kështu, Kosovës dhe të gjitha trojeve shqiptare iu shtua edhe një doktor shkence, dhe padyshim se puna e tij si edhe deri me tash do të jetë domethënëse por edhe kontribut i madh në zhvillimin e përgjithshëm shoqëror, politik dhe demokratik të Kosovës, e aq me parë duke pasur parasysh edhe materialin të cilin e ka studiuar, hulumtuar dhe i ka dhënë vulë të re një teme e problemi aktual politik por edhe historiografik, i cili do ta plotësojë boshllëkun e rrjedhave shkencore dhe historiografike tek ne në Kosovë, por edhe më gjerë. Për këtë, Dr. Reshat Nurboja i falënderohet edhe Prof. dr. Petrit Nathanaili, profesor i rregullt në Universitetin e Tiranës, i cili ka doktoruar në Universitetin  De Paris-I në Sorbonë

Nga biografia, puna, aktiviteti dhe të arriturat e tij në të gjitha fushat, ndër të tjera veçojmë: Reshat Nurboja, i cili është autor i disa veprave, edhe i Monografisë “Peja nëpër vite e shekuj”, kur e shkroi librin autobiografik “Unë, dëshmi kohe”, në mes tjerash kishte theksuar: “Unë, dëshmi kohe”, e shkrova për të treguar jo vetëm historinë e veprimtarisë time, por përmes saj t’i pasqyroj edhe shumë e shumë ngjarje politike, kulturore, humanitare, po ashtu edhe të rezistencës paqësore e jopaqësore kryesisht të spektrit politik dhe të qytetarëve të Komunës së Pejës gjatë periudhës kohore 1987-2015.

Teksa shkruaja këtë libër, u ktheva pas në kohë, i përkujtoja ngjarjet një nga një, me ç’rast ndjenjat emocionale ishin shumë më të fuqishme se në kohët reale kur kanë ndodh ato…”.

E tërë kjo reflektoi dhe dëshmoi se z. Nurboja nuk do të ndalet vetëm me kaq, por kombit dhe atdheut do t’i dhurojë edhe vepra të tjera, dhe do t’i kontribuojë edhe në ndriçimin e shumë gjërave fondamentale për historinë por edhe për të ardhmen e vendit.

Për këtë dëshmon edhe biografia dhe rrugëtimi i tij, i cili flet për vendosmërinë dhe ngulmin e tij për ta përjetësuar dhe ndritur historinë dhe zhvillimin e komunës së Pejës, të Kosovës dhe jo vetëm të tyre: 

Reshat NURBOJA, aktualisht deri në mbrojtjen e disertacionit, Master i Shkencave Juridike në fushën shkencore Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci. (Nota mesatare gjatë studimeve 9.55). Në vitin akademik 2011/2012,  ka  regjistruar Studimet Doktorale në programin e Shkencave Sociale pranë Shkollës Doktorale në Universitetin Evropian të Tiranës, në drejtimin Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike dhe  përfunduar të gjitha provimet e parapara. Gjatë vitit 2015 do ta mbrojë temën e disertacionit ”Çështja e Kosovës dhe diplomacia ndërkombëtare 1990-2010.”

Eksperienca e deritanishme e punës së tij

-Kryetar i Rinisë të Komunës së Pejës në vitin 1988-89;

-Themelues i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Kosova-shkurt 1990;

-Themelues dhe Kryetar i Partisë Republikane të Kosovës në dy mandate: Qershor 1990-Dhjetor 1997;

-Anëtar (njëri ndër gjashtë nënshkruesit e aktit të themelimit) i Këshillit

Ishte koordinues të partive politike  të Kosovës, viti 1991;

-Anëtar i Këshillit gjithëkombëtarë, viti 1991;

-Koordinator terreni për Regjionin e Pejës në “NDI”-National Demokratik Institute-Washington, 06 prill 2001-15 tetor 2002(Full time);

-Koordinator terreni për Regjionin e Pejës(komunat: Pejë, Gjakovë, Klinë Istog dhe Deçan) i  “ILO”-së-Organizatës Ndërkombëtare të Punës, në kuadër të projektit “DelNet”, 01 tetor 2002-30 prill 2003;

-Konsultant profesional në Institutin e Financave të Kosovës;

Image
Nga momenti i shpalljes solemne doktor shkence të Reshat NURBOJËS në Universitetin Evropian të Tiranës, në drejtimin Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike (e mërkurë, 11 korrik 2018)

-Autor i katër veprave-librave;   

-Prej vitit 2001-2007,  ka punuar në Zyrën e Ekzekutivit të Komunës së Pejës, në cilësinë e “Koordinatorit për Marrëdhënie me Publikun dhe Promovim të Qytetit”;

-Prej marsit  2007 deri më 31 dhjetor 2008, Drejtor i Përgjithshëm i Teatrit  Profesionist të Qytetit “Istref Begolli” në Pejë;

-Në vitin shkollor 2011/12, profesor në Shkollën e Mesme private “Euro School” – Pejë;

-Prej 15 janarit 2010 deri me 15 janar 2014, drejtor i Administratës dhe Personelit në Komunën e Pejës;

Në vitin 2012/13, ligjërues i lëndëve: Administrimi Lokal dhe Komunikimi Masiv në Universitetin “Haxhi Zeka”-Fakulteti Juridik në Pejë;

-Në vitin akademik 2013/14, ushtrimet në lëndët: E Drejta e Unionit Evropian dhe Konventat në Ekonomi dhe Turizëm në Universitetin “Haxhi Zeka”-Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis;

-Në vitin akademik 2014/15 në lëndën: E Drejta Biznesore në Universitetin “Haxhi Zeka”-Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis.

Ndërsa në karrierën e tij politike, vlen veçuar se ishte:

-Themelues i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Kosova (shkurt 1990);

-Themelues dhe Kryetar i Partisë Republikane të Kosovës në dy mandate (Qershor 1990-Dhjetor 1997);

-Anëtarë i Këshillit Koordinues të partive politike të Kosovës (viti 1991) (njëri ndër gjashtë nënshkruesit e aktit të themelimit);

-Anëtar i Këshillit Gjithëkombëtarë(viti 1991);

-Anëtar i Shtabit të Emergjencës për komunën e Pejës-Koordinator i Këshillit Komunal për Grumbullimin dhe Shpërndarjen e barnave dhe mjeteve tjera sanitare;

-Udhëheqës i grupit për furnizimin e shtabeve të UÇK-së dhe të popullatës civile në vatrat e luftës në Drenicë dhe në Dukagjin me barna, mjete sanitare dhe gjithë të tjerat… (01 mars-25 korrik 1998, deri atëherë kur  u burgos);

-I burgosur politik (25 korrik 1998-27 korrik 2000), përjetues i Masakrës së Dubravës, ku ishte edhe i plagosur

Personalitetin e tij prej studiuesit dhe shkencëtari e dëshmojnë edhe format tjera të punës dhe arritjeve, si trajnimet:

-Metodat dhe mjetet e zhvillimit ekonomik lokal (Torino,Itali 1-12 Korrik 2002);

-Kampanja Strategjike e Planifikimit të Avokimit;

-Ndërtimi i koalicioneve;

-Zhvillimi i mesazhit;

-Strategjia e takimeve bindëse-Lobimi;

-Shfrytëzimi i medieve si mjet strategjik;

-Fascilitimi-udhëheqja e takimeve;

-Lidershipi;

-Bazat e organizimit;

-Sigurimi-Ngritja e fondeve dhe shkruarja e projekt propozimeve;  

-Organizimi dhe monitorimi zgjedhjeve;

-Roli dhe relacioni me Asamblenë Komunale dhe Administratën Civile-monitorimi i veprimeve të qeverisë dhe sigurimi i lidhjeve në mes të qeverisë dhe publikut;

-Qasja dhe metodologjia profesionale-definimi, zhvillimi, prezantimi dhe përcjellja e çështjeve;

-Organizimi i fushatave “dilni në votime”;

-Të drejtat e njeriut

-Teknikat e avokimit-lobimi, organizimi i fushatave publike, monitorimi…

Punë e tij e lartësojnë edhe këto të dhëna:

Është i burgosur politik gjatë periudhës së luftës, 25 korrik 1998 gjer më 27 korrik 2000, gjatë kësaj periudhe ka qenë i burgosur  në burgjet serbe në:  Pejë, Mitrovicë të Kosovës, Dubravë (i plagosur gjatë bombardimeve dhe  masakrave serbe), Lypjan, Nish, Pozharevc dhe në Mitrovicë të Sremit.

Është anëtar i Shoqatës së Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Konsulent profesional i Institutit të Financave të Kosovës etj.

Këtë titull shkencor ia kushtoj bashkëshortes sime, Adnorës dhe djemve, Art-it dhe Lir-it

Menjëherë pas mbrojtjes së temës doktorate, Dr. Reshat Nurboja na tha edhe këtë: “Gjithë aktivitetin dhe kontributin tim deri më tani ia kam dedikuar vendit dhe popullit tim, por sot, këtë titull dhe arritje shkencore ia kushtoj ekskluzivisht bashkëshortes sime Adnorës dhe djemve të mi Art-it dhe Lir-it, të cilët kanë insistuar t'i rrumbullakoj njohuritë e mia intelektual dhe politike edhe me këtë thirrje shkencore...!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat