Arkitekti i Teatrit të ri Kombëtar projekton komisariatin modern në Nju Jork? - Bota Sot
Arkitekti i Teatrit të ri Kombëtar projekton komisariatin modern në Nju Jork?

Kultura

Arkitekti i Teatrit të ri Kombëtar projekton komisariatin modern në Nju Jork?

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 18:54

Arkitektit të njohur danez, Bjarke Ingels, i cili është edhe autor i projektit të Teatrit të ri Kombëtar, i është besuar projektimi i komisariatit të ri të policisë në Bronks të Nju Jorkut, i cili ka nisur të ndërtohet.

Lajmin e ka dhënë revista “Contract Magazine”, e cila gjithashtu thekson se e dizenjuar nga arkitekti i njohur me famë botërore, Bjarke Ingels dhe Studio BIG, komisariati i ri në Bronks do të jetë një strukturë e madhe moderne, që do të përfundojë në pranverën e vitit 2021.

Kryebashkiaku Veliaj ka postuar lajmin në Twitter, duke hequr një vijë paralele mes asaj që ndodh në SHBA dhe debatit në Shqipëri për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, dy projekte të realizuara nga i njëjti arkitekt me famë botërore.

“Habi e madhe si nuk u çua me rrokopujë e gjithë Policia e NYC të mos lejonte ndërtimin e komisariatit të ri, siç sillen disa me Teatrin e Ri”, shkruan Veliaj në Twitter.

Bjarke Ingels është autor i shumë projekteve të mëdha në gjithë botën, përfshirë edhe një nga kullat binjake në Nju Jork.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test