Mazoccni: Kultura ka fuqinë më e madhe që mund ta kuptojmë - Bota Sot
Mazoccni: Kultura ka fuqinë më e madhe që mund ta kuptojmë

Kultura

E martë, 23 tetor 2018

Mazoccni: Kultura ka fuqinë më e madhe që mund ta kuptojmë

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 20:53
Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi

Ambasada Italiane sot ka organizuar “Koncertin e profesorëve”, i cili u mbajt në kuadër të projektit “Një urë mes popujsh”.

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi, nën patronatin e të cilit organizohet projekti kulturor, foli për rëndësinë e kulturës dhe të muzikës si një urë lidhëse mes popujve.

Sardi: Është hera e dytë që marrë pjesë në një koncert muzikor

“Për mua kjo është hera e dytë që marrë pjesë në koncertin muzikor “Muzika si urë mes njerëzve”. Vitin e kaluar kam marrë pjesë nw koncertin e profesorëve në Prizren në Shkollën “Lorenc Antoni” dhe jam i gëzuar që ju shoh këtu për herë të gjashtë të organizimit tradicional koncertit për muzikantët e rinj”, tha ambasadori italian.

Ai po ashtu tha se “kultura është e rëndësishme si pasuri e një popull dhe ne besojmë se muzika është një pjesë themelore e saj dhe muzika është shumë e rëndësishme si urë për njerëzit e rinj”.  

Koordinatori i projektit, Paolo Mazoccni tha se ky është kanceri i parë për këtë vit, ndërsa duke folur për rëndësinë e koncertit dhe muzikës, tha se kultura është fuqia më e madhe që mund ta kuptohet në punën e muzikantëve.

Mazoccni: Kultura ka fuqinë më e madhe që mund ta kuptojmë

“Unë po flas për herë të parë me ju. Kultura ka fuqinë më e madhe që mund ta kuptojmë në punën tonë, si për luftën, për dhunën, diskriminimin. Pra ne jemi në kulturë për të treguar dhe provuar atë. Muzika ka shumë përgjegjësi për popujt, pasi ne jemi duke punuar dhe duke bërë muzikë të bukur ”, tha Mazoccni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test