Thërras ndërgjegjen për të bërë punë të mbara

Kultura

Thërras ndërgjegjen për të bërë punë të mbara

Nga: Sefedin Përgjegjaj Më: 19 korrik 2018 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Kur të jemi të bashkuar e me vetëdije të zgjuar

E të kemi vullnet të fortë, dije e ndershmëri,

Jeta jonë në liri ka për t’u begatuar

Drita atë pjesë të territ ka për ta përpijë.

 

Ardhmëria e ndritur do të krijohet

Me besatimin tonë,ndërgjegjën, urtinë…

E shqiptari kur të vetëdijesohet

Për çdo punë për të marrur përgjegjësinë.

 

I lirë dhe krenar është në troje të veta

Kur shqiptari mundit dhe djersës së vet i gëzohet

E këndshme dhe me plot dritë i duket jeta

Para  sfidave të jetës kurrë s’do të ligështohet.

 

Në rrugëtim të mbarë do të jemi

Për të hapëruar lehtë drejt ardhmërisë

Kur për prijetarë të ndriturit guximtarë t’i kemi

Që ia ndriçojnë rrugëtimin kombit drejt lumturisë

 

Të gjitha ligësitë tjera kur t’i luftojmë

Dinjitetshëm do të rrojë shqiptari

E të merituarit kur dimë t’i çmojmë

Gjithë jeta do  të ndryshojë për së mbari.

 

Mos t’i ngjajmë pra, egjrës në ara

Që I dëmton grunishtet tona

E thërras ndërgjegjen për punë të mbara

Se Kosova martire dhe e lirë është e jona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat