Shfaqja “Gjymtimi” pjesë e Festivalit të Martin McDonagh

Kultura

Shfaqja “Gjymtimi” pjesë e Festivalit të Martin McDonagh

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 14:51

Shfaqja “Gjymtimi” e Teatrit Shqiptar me regji të Qëndrim Rijanit është përzgjedhur në programin e Festivalit Ndërkombëtar të Martin McDonagh në Perm të Rusisë. 
Regjisori i shfaqjes “Gjymtimi”, Qëndrim Rijani në një intervistë të mëhershme kishte thënë se teksti i McDonagh paraqet pasqyrim të realitetit të pranishëm edhe në këto hapësira, me të gjitha mangësitë dhe problematikat, me të gjitha gëzimet dhe hidhërimet.

Rolet e kësaj shfaqje i interpretojnë aktorët e njohur të Teatrit Shqiptar, si: Adem Karaga, Amerins Nokshiqi dhe Luran Ahmeti. Në tekstet e McDonagh është i shprehur brutaliteti, si një prej formave më të njohura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat