Rikthehen Olio dhe Stelio

Kultura

Rikthehen Olio dhe Stelio

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 20:35
Olio dhe Stelio

Olio dhe Stelio rikthehen në ekranin e madh. Dyshja ikonë e filmave komikë, e formuar nga Stan Laurel dhe Oliver Hardy do të vijë në një format kinematografik të prodhuar nga BBC Films.

Filmi biografik kushtuar legjendarëve të komedisë së viteve 1930 – 1950, do të intepretohet nga dyshja Steve Coogan dhe John Reilly. Aktorët e rinj kanë një ngjashmëri të pabesueshme me personazhet.

Tregimi biografik risjell historinë e një miqësie të jashtëzakonshme, atë të çiftit britaniko-amerikan,  gjatë turneut të fundit të tyre në Britaninë e Madhe, në vitin 1953. Një vëmendje e veçantë në film mësohet se do t’u jepet edhe dy bashkëshorteve të aktorëve, duke i dhënë një tjetër dritë, pak të njohur deri më sot, dyshes së paharrueshme të  komedisë botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat