Takimet e letrareve, edhe spontane, janë të dobishme

Kultura

Takimet e letrareve, edhe spontane, janë të dobishme

Nga: Tahir Bezhani Më: 10 gusht 2018 Në ora: 09:14
Foto nga takimi

Në hotelin i bukur ”Shkelzeni”,mbuluar me pisha dhe ajrin e freskët bjeshkor,u takuam një grup miqsh poetë,krijues nga Malësia e Gjakovës,duke pirë kafe dhe duke biseduar për krijimtarinë letrare. Në fakt,poeti 92 vjeçar, Shaban Nokshiqi, kishte nxjerrë nga botimi këto ditë,librin e tij të pestë me poezi”Piramida”,i cili u bë edhe shkak i bisedës për letërsi. Duke shkëmbyer mendimet,krijuesit Hysen Berisha,Shaban Nokshiqi, Lulzim Logu e Tahir Bezhani,trajtuan edhe disa çeshtje të organizimeve të ndryshme, me rëndësi të veçantë, siç është “Festa e Plisit”,manifestim nga viti 2014,të cilin e organizojnë me sukses letraret e Klinës,në krye me Ismet Krasniqin –Lala , krijuesin e mirënjohur,kritikun letrar me zë,z.Prend Buzhala,e krijues tjerë nga Klina.

Ky manifestim për “Plisin” organizohet edhe nga Shoqata “Bytyqi” në krye me Agron Çjidija,për teritorin e Shqipërisë.  Këto dy manifestime,kanë dhënë kontribut të madh në aspektin e ndriçimit të historikut të Plisit të bardhë.

Në aktivitet e organizuar nga krijuesit  Klinës, në disa edicione, kanë mbajtur fjalën e tyre një numër i madh studiuesish, të cilët me tezat e tyre shkencore, kanë argumentuar bindshëm prejardhjen e Plisit të bardhë nëpër shekuj. Nga këto biseda,si spontanisht, rrodhën edhe propozime konkrete, për kulmimin e idesë së manifestimit për “Plisin”,i cili ka disa vite që mbahet në të dy anët e trungut shqiptar. Nga takimi te hotel”Turisti” në Bajram Curri,dolën edhe këto propozime nga grupi i krijuesve të lartcekur.U tha aty se do ishte mirë që manifestimi për “Plisin” të përfundonte në trojet e Binak Alisë së Bujanit,në Kullën e Mic Sokolit,me një organizim mbarëkombëtar,ku do merreshin edhe disa qëndrime konkrete, si:

Nga ky manifestim t’iu drejtohet materiali dhe mendimi dy institucioneve të dijes(Universiteteve) tona,Tiranë- Prishtinë,për të përpunuar idenë dhe për t’iu dhënë propozim dy Parlamenteve(Prishtinë-Tiranë) që “Festa e Plisit” të jetë festë mbarëkombëtare,caktuar(paraparë) me akte ligjore nga dy vendet.

Dita e cekur(paraparë në aktet ligjore të Parlamenteve),të jetë ditë e gjithë shqiptarëve në botë,por në trojet tona,mundësisht të gjithë,të dalin me plisa të bardhë në kokë në të gjitha vendbanimet e tyre,por edhe në vend punimet e tyre,njëditore.

Ky manifestim ka rrënjët më të thella se vet Flamuri jonë kombëtar,dhe si i tillë të jetësohet gjithsesi.

Një mendim se manifestimi te Kulla e Binak Alisë të ishte mikpritësja e këtij manifestimi,vjen natyrshëm edhe shkaku i të qënit pranë vendit ku u mbajt “Konferenca e Bujanit” të ishte përforcim i ideve të saj,që datojnë nga viti: 1943/44

 Këto ” pak”mendime që u dhanë gjatë bisedës,te tjerat që do vijnë nga të tjerët,do ishin në grumbullin e atyre dëshirave dhe qëllimeve që i dëshirojmë të gjithë,por,vetëm se duhet punuar për realizimin e tyre me këmbëngulje dhe të bashkuar.....

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat