Edhe nëntë projekte filmike mbështeten nga QKK

Kultura

Edhe nëntë projekte filmike mbështeten nga QKK

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 18:46

Para disa javëve Qendra Kinematografike e Kosovës, publikoi listën e projekteve të subvencionuar për vitin 2018-të.

 

Kësisoj pas këtij vendimi erdhi edhe vizita e ministrit të Ministrisë së Kulturës së Republikës së Kosovës, ku konfirmoi rritjen e buxhetit për këtë institucion kinematografik. Pas konfirmimit të rritjes së buxhetit, QKK, mblodhi edhe njëherë juritë vlerësuese e krejt kjo për të subvencionuar edhe plotë nëntë projekte të tjera.

Këto projekte, janë përzgjedhur në bazë të radhitjes së poenëve të fituara më parë.

KultPlus, sjellë listën e projekteve që kanë fituar në QKK, nga rritja e buxhetit:

Në kategorinë e projekteve për filmit të metrazhit të gjatë:

Titulli i Projektit: “Debora”; Shtëpia Filmike: Raven City Production; Producenti: Luigj Bejta; Skenaristi: Arlinda Morina; Regjisori: Arlinda Morina.

Titulli i Projektit: “Lëkura e krokodilit”; Shtëpia Filmike: N.SH. Filmatory 2656; Producenti: Teuta Krasniqi; Skenaristi: Ilirjan Himaj; Regjisori: Ilirjan Himaj.

Titulli i Projektit: “Heshtja e sirenave”; Shtëpia Filmike: N.SH. Frame; Producenti: Arben Shala; Skenaristi: Gazmend Nela; Regjisori: Gazmend Nela.

Në kategorinë e projekteve për filmit të metrazhit të gjatë-dokumentar:

Titulli i Projektit: “Lufta për shkollën“; Shtëpia Filmike: N.I. Idea; Producenti: Nuhi Bytyçi; Skenaristi: Nuhi Bytyçi; Regjisori: Ilir Kabashi.

Titulli i Projektit: “Fisi i humbur“; Shtëpia Filmike: Sorra SH.P.K.; Producenti: Fitim Shala; Skenaristi: Garentina Kraja; Regjisori: Arzana Kraja.

Titulli i Projektit: “Rrugëtimi im nga Shkupi përmbi Zagreb, deri…“; Shtëpia Filmike: Ndërmarrja për marketing; Producenti: Kujtim Shabani; Skenaristi: Mirjana Novak Perjanec; Regjisori: Mirjana Novak Perjanec.

Titulli i Projektit: “Kosova dhe Hebrenjtë“; Shtëpia Filmike: AS-Film; Producenti: Lorena Sopi; Skenaristi: Jakov Sedlar, Rabbi Robert Selzer; Regjisori: Jakov Sedlar.

Në kategorinë e projekteve për Zhvillim Skenari:

Titulli i Projektit: Tifozi i Jugosllavisë, Shtëpia Filmike: N.SH. Industriel, Producent: Arian Krasniqi, skenarist: Arian Krasniqi.

Titulli i projektit: “Ikja”, Shtëpia Filmike: Fokus film, Producenti: Artur Tahiraj, Skenaristi: Artur Tahiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat