U mbajt festivali i poezisë, organizuar nga shoqata kulturore “Prokult”

Kultura

U mbajt festivali i poezisë, organizuar nga shoqata kulturore “Prokult”

Nga: Zymer Mehani Më: 18 gusht 2018 Në ora: 19:39
Festivali i Poezisë, organizuar nga OJQ” Prokult”

Sot, më 18 gusht 2018, në Kullën e Zahir Pajaziit në Orllan të Podujevës  u mbajt Festivali i Poezisë, organizuar nga OJQ” Prokult” me drejtor Fatmir Halimi.

Programi filloi me një minut heshtje për vdekjen e simbolit të rezistencës sonë kombëtare, bacë Adem Demaçi dhe të shkrimtarëve që ndërruan jetë Brenda periudhës njëvjeçare, pastaj u bë perurimi i numrit të pare të revistës "Orfeu", Kryeredaktor i revistës z Asllan Qyqalla foli per vlerat e materialin e mbarështruar në këtë numër teë"Orfeut".

Festivali Kombëtar i Letërsisë dhe Ditët e Diasporës është organizuar nga Shoqata Kulturore "Prokult" dhe i përkrahur nga Ministria e Ddiasporës dhe Ministria e Kulturës së Republikës së Kosovës. Pas këtyre pikave u mbajtë Orla Letrare, ku me vargje të tyre u pareaqitën shumë poetë nga tërë gjeografia jonë shqiptare dhe nga diaspora .

Në fund, juria e përbërë nga Milazim Kadriu, kryetar; mevlude Mezini-Saraçi dhe Riza Grajçevci, anëtarë u përcaktua:

-Vendi i tretë poeti Odhise Plaku, Tiranë

-Vendi i dytë poetja Naxhije Doçi, Prishtinë

-Vendi i pare Musa Jupolli, nga mërgata jonë!

Me një koktej rasti në Restoranin “Milenumi” përfunduan aktivitetet e Festivalit të Poezisë dhe Ditëve të Diasporës për këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat