Sonte nis festivali ‘Hyjnesha në Fron’

Kultura

Sonte nis festivali ‘Hyjnesha në Fron’

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 19:01

Me shfaqjen e filmit lituanez ‘Breathing Into Marble’, sonte nis në Prishtinë edicioni i XI-të i festivalit ndërkombëtar të filmit ‘Hyjnesha në Fron’.Ceremonia hapëse paraprakisht ka rezervuar për publikun edhe një performancë muzikore nga duoja Makfire Miftari (Vokal) dhe Taulant Rruci (Violinë).

Ngjarja do të zhvillohet në Stacionin e trenit në Prishtinë, gjatë pesë ditëve të ardhshme duke shpalosur tek publiku ofertën e pasur artistike të këtij viti me llojllojshmërinë e prodhimeve filmike nga kineastë të vendeve të ndryshme.Nata përmbyllëse e 27 gushtit, mbyll edicionin e sivjetmë me ndarjen e çmimeve fituese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat