Aretha Franklin nuk lë testament, garë midis fëmijëve

Kultura

Aretha Franklin nuk lë testament, garë midis fëmijëve

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 23:38
Aretha Franklin

Aretha Franklin e cila u nda nga jeta javën e kaluar në moshën 76-vjeçare , nuk ka lënë asnjë testament kështu që katër djemtë e saj kanë paraqitur një dokument që thotë se ata janë palë të interesuara në trashëgimi.

Ndërsa mbesa i kërkoi gjykatës të caktojë përfaqësuesin e saj personal të trashëgimisë. Kjo është zbuluar nga mediat amerikane duke nënvizuar se sipas ligjit të Miçiganit, nëse një person vdes i pamartuar dhe pa lënë një testament, pasuria shpërndahet në mënyrë të barabartë tek fëmijët.

Don Wilson avokati  i Aretha për vitë me rrallë i kishte sugjeruar asaj që të linte një fond besimi por ajo nuk është shqetësuar asnjehrë për këtë pjesë. Ka dashur gjithmonë ta mbajë këtë pjesë private vetëm për vete është shprehur ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat