Arti, më pak spektatorë. Përse shfaqjet e shumta tërheqin më pak njerëz?

Kultura

Arti, më pak spektatorë. Përse shfaqjet e shumta tërheqin më pak njerëz?

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 21:20
Ilustrim

Audienca e kulturës është tkurrur sipas shifrave të INSTAT-it, megjithëse numri i shfaqjeve është rritur. A është kjo si rezultat i mungesës së politikave kulturore, i rritjes së kërkesës së audiencës për krijimtarinë e ofruar, apo e lajmeve që kanë qarkulluar mbi institucionet kulturore?

Fakti është që mesatarja e institucioneve të caktuara ka një ulje të audiencave. Genci Fuga, pedagog në Universitetin e Arteve, shpjegon: “Mund të jetë rezultat i veprimtarisë ose jo të drejtuesve ekzekutivë të këtyre institucioneve. Apo mund të jetë rezultat i politikave të munguara afatmesme dhe afatgjata të ministrisë, kjo mbetet për tu parë. Di të them se mesazhi është shumë i qartë: audienca është shumë, shumë e shtrenjtë”.

Në rastin e Teatrit Kombëtar, sipas Fugës arsyeja mund të jetë një ngjeshje e programit me projekte private, por kurrsesi vëmendja që ka marrë ky institucion nga debatet për godinën.

“Kemi pasur një Teatër Kombëtar që nga janari e deri në maj të 2018 me fluks të projekteve private të mbështetura ose jo nga ministria. Këto bënin që projektet të kishin një ngjeshje. Kjo ka shtrënguar edhe programin e Teatrit Kombëtar. Do ishte gabim të mendohej që gjithë zhurma e teatrit ka larguar audiencën në teatër, sepse mirë apo keq vëmendja ka qenë jashtëzakonisht shumë më e madhe”, thotë Fuga.

Një shembull i ngritjes së vazhdueshme, si për audiencë, ashtu edhe me rritje të numrit të shfaqjeve, është Teatri Ekperimental. Dhe duket se kjo i atribuohet menaxhimit të mirë: “Prandaj u mor në analizë Teatri Kombëtar dhe Eksperimentali, që në fund të fundit ka vijuar me njëlloj konseguence kundrejt tipologjisë së veprave që ve, apo në një konseguencë me njëlloj strategjie që ka përcaktuar drejtimi i Teatrit Eksperimantal dhe pse jo, bordi artistik i Teatrit Eksperimental”.

Ndërsa rënia e Bibliotekës Kombëtare mund të jetë si rezultat i lajmeve jo të mira që kanë shoqëruar institucionin: “Mendoj që në këtë marrëdhënie të Bibliotekës Kombëtare dhe lexuesve të vet, kanë goditur shumë negativisht dy lajme. Një ishte djegia, një ishte përmbytja dhe asnjë lajm tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat