Krimet barbare mbi shqiptarët, nuk falen kurrë

Kultura

Krimet barbare mbi shqiptarët, nuk falen kurrë

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 27 gusht 2018 Në ora: 11:01
Gratë shqiptare me besnikëri e mbrojtën tokën e atdheut, pragun e shenjtë deri në viktimizim, atëherë kur egërsirat parakaluan mbi trupat e tyre dhe shfryen epshin shtazarak mbi to

Duke bë fjale rreth romanit me titullin “T’mbijetosh krimeve (ç)njerëzore”” të autores  Shkëndije M. Hoda pas  daljes  nga shtypi dhe të promovimit rreth të cilit  – redaktorja e vyeshme - Mevlyde Mezini  Saraqi në mes tjerash tha: ”Lufta është luftë dhe kjo asnjëherë nuk ka sjellë të mira, deri në fitore të plotë, por ajo që ndodhi në Kosovë, më saktë në Gjakovë nuk i ngjante luftës, por tmerrit të paparë. Kriminelët e armatosur, të droguar e të çmendur serb gjithë mllefin e vet e shfrynë ndaj gruas shqiptare, qenies së pambrojtur e cila nuk kishte nga të shkojë përveç se ta mbrojë pragun e vet me shpirtin e saj.

Andej, tematika që e shtjelloi  autorja Shkëndije Hoda në romanin e saj  me titull “Ti mbijetosh krimeve (ç)njerëzore”, është pikërisht përdhunimi serb ndaj gruas shqiptare gjatë periudhës së luftës tha në vazhdim të fjalës se saj Saraçi. Gratë shqiptare me besnikëri e mbrojtën tokën e atdheut, pragun e shenjtë deri në viktimizim, atëherë kur egërsirat parakaluan mbi trupat e tyre dhe shfryen epshin shtazarak mbi to.  Ky libër përmban narracione që brenda për brenda bartin një histori të një kombi, kanë peshë sa vetë dhembja shpirtërore që nuk shërohet e as kompensohet me asgjë! Kriminelët serbë kurrë nuk e kanë pëlqyer të bukurën pasi si popull i shëmtuar, me vetëdije të ulët dhe pa ndjenja e moral, ndaj edhe histerinë e tyre e zbrazën edhe në trashëgimi kulturore e fetare, e përgjakën lirinë, qytetit tonë ia rrëmbyen, vranë dhe zhdukën banorët e saj, përdhunuan gra e burra të  gjitha moshave dhe përndoqën mijëra banorë.  Kush u ndihmoi kriminelëve që ti identifikojnë viktimat? Kush i shoqëroi ato gjatë kryerjes së krimeve dhe dhunimeve?

Këto pyetje nuk kanë fund, pasi prej politikës kriminale të një shteti serb asnjëherë nuk pritet më mirë, por pse njerëzit e gjakut tonë u bënë shërbëtor të tyre dhe i ndihmuan në krime e përdhunime, kjo është e pafalshme.

Për viktimat të cilat ishin gratë shqiptare kriminelët, serbet asnjëherë nuk e morën dënimin e merituar?!                                                      

Ngjarjet janë aq të trishto sa lexuesi tronditet vetëm nga rrëfimet e lëre më kur të shkon mendja tek viktimat që e kanë përjetuar në shpirt dhe në trupin e tyre. Si do që të jetë e vërteta nuk duhet të fshehët pasi botërisht dihet se viktima ishin gratë shqiptare ndërsa kriminelë barbar, serbet që asnjëherë nuk e  morën dënimin e merituar.

Në rrëfimin e parë paraqitet historia e vajzës 21 vjeçare e cila para luftës ishte një vajzë e hareshme, e bukur, e dashur dhe shumë e gjallë, ndërsa tani sikur është venitur jeta e saj dhe nuk shikon dritë në qiellin e syve të saj. Ne ti rrëfen për  përdhunimin që ia kanë bërë kriminelët serbë duke i lënë gjurmë e plagë të përjetshme shpirtërore. Personazhet dhe rrëfimet që përshkruhen në këtë roman, janë të vërteta, të paimagjinueshme, të tmerrshme, të dhembshme, protestuese por që përfundojnë me heshtje pasi që në asnjë rast dhunimet nuk janë trajtuar si mjet lufte që e kanë përdorur kriminelët serbë për të realizuar qëllimet e tyre kriminale gjatë luftës së fundit. Kjo temë ka kaluar në heshtje, që dy dekada pas luftës, për të cilën  ende plagët kullojnë dhembje të heshtur. Protagoniste të tilla ndodhen pikërisht edhe në këto rrëfime të këtij romani- tha Saraçi në vazhdim të fjalës së saj - ku përveç pseudonimeve që janë vënë në vend të emrave të vërtetë, të gjitha shënimet tjera janë të vërteta dhe të sakta. Krimi mbeti i  pa ndëshkuar, kriminelët sot jetojnë të lirë dhe askush nuk vë dorë mbi ta?!

Lexuesi do ta gjykojë vetë çdo veprim kriminal mbi qeniet e brishta e të pafajshme, do të gjykojë të gjithë ata që nuk u morën dy dekada me fatin e viktimave dhe do ta kuptojë më mirë një faqe tjetër të dhembshme deri në pikëllim të thellë, shpirtin që derdh dhembje në heshtje duke ia vënë drynin fatit të keq që e përjetuan mbi shpirtin dhe trupin e vet kur egërsirat nuk kishin fuqi të dilnin dhe të ballafaqoheshin më armë në front, por këtë e bënin më lehtë në çdo shtëpi, rrugicë apo lagje duke zgjedhur viktimat sipas shijes dhe moshës.                                         

Gratë shqiptare me besnikëri e mbrojtën tokën stërgjyshore, deri atëherë kur egërsirat parakaluan mbi trupat e tyre dhe shfryen epshin shtazarak mbi to

A mundet njeriu ta dëgjojë një rrëfim të tillë me të gjitha ato tmerre të përjetuara dhe të besoj se këto viktima edhe sot e kësaj dite mbijetojnë të vetmuara njësoj si atëherë qoftë edhe kur janë me familjarë, qoftë edhe kur janë përjashtuar nga familja, pasi që ato vetëm njëherë në jetë kanë rrëfyer para autores dhe e kanë mbyllur sërish dhembjen dhe të vërtetën e cila është shumë e vështirë për tu shëruar. Rrëfimi i vajzës së përdhunuar, me nofkën Dita, i tejkalon të gjitha tmerret që kushdo tjetër nuk mund ti planifikonte siç dinin vetëm kriminelët serbë, kur përveç dhunimit që i bënë asaj vetë kriminelët serbë, ia rrahën të vëllain dhe e detyruan që edhe ai ta përdhunojë të motrën. Nuk ka njeri normal që mund ta imagjinojë këtë krim kaq të tmerrshëm.

Sikur të përdorte autorja e këtij libri vetëm imagjinatën e saj për ta botuar këtë libër lexuesit do ti mjaftonte sa për tu trishtuar, por kur libri me rrëfime flet për ngjarje të vërteta nga rrëfimet e vet njerëzve që e kanë pësuar mbi kurrizin e tyre, vërtet lexuesit do ti duhet kohë për të marrë veten nga këto tmerre të përshkruara. Lirisht mund të them se ky roman narrativ,  i autores Shkëndije Hoda është një grimcë atomi që vjen si shkëndijë në pasqyrimin e së vërtetës dhe vuajtjeve të pafundme të protagonisteve por është edhe një guxim autorial që shëmbëllen pikërisht për të vazhduar me rrëfimet tjera të gjitha ato ose ata që jetojnë çdo sekondë me dhembjen në shpirt dhe për të cilët vetëm lufta fizike ka përfunduar ndërkaq që ajo më e rënda psikike zhvillohet në shpirtin dhe mendjen e tyre për rreth dy dekada me radhë.

Edhe pse rrëfime të tmerrshme nga ngjarje të tmerrshme të përjetuara në kohë të rënda, sërish mendoj se janë pasqyrim i një gjendje e cila është si një lloj vdekje klinike por që pret re animimin e shoqërisë dhe shtetit për t’ua lehtësuar sadopak trishtimin e shpirtit i cili i mban peng në çdo kohë, në çdo vend, rrugicë, park apo zonë kudo ku ka ndodhur krimi. Në këto rrëfime të këtij libri është gjithë historia e tmerri mbi persona civilë dhe të ngjashme janë të gjitha dhunimet në mbarë vendin tonë gjatë luftës. para  syve të familjarëve, të fëmijëve  i kanë dhunuar e pastaj i kanë vrarë. Pra të gjitha rrëfimet e kanë tmerrin, kanë dhembje, e kanë mallkim të shpirtit për përdhunuesit kriminel serbë dhe shërbëtorët e tyre. Ka vite që është dëgjuar dhe dëgjohet vetëm si nocion, dhuna ndaj gruas shqiptare dhe si matematikë e gabuar, numri i grave të dhunua nuk përtypen  këto fjalë nga përdoruesit, por hidhen në ajër sikur plaçkat. Edhe kjo është shkelje, papërgjegjësi, injorancë dhe diskriminim, pasi askush nuk ka të drejtë të flasë për gjëra kuturu pa pasur një bazë dhe mënyrë të drejtë që ti kenë shënimet e sakta, tu dilet në ndihmë viktimave të përdhunimit, të ndihmohen me dokumentacione për të ngritur kallëzime penale e të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat