Fjalët e fundit nga Migjeni

Kultura

Fjalët e fundit nga Migjeni

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 19:04
Migjeni

Dje ishte 80-vjetori i vdekjes së 27-vjeçarit që pavarësisht rock-ut të papërsëritshëm të prozës së vet – arkapi(je) e vërtetë kah shtrëngatave letrare europiane të viteve ‘30 – nuk u bë dot kurrë pjesë e Club 27.

Dëshmia e tij e fundit me shkrim qe nga një spital italian, ku ishte çuar për t’u kuruar nga tuberkulozi: 

“15 Maj 1938 – Ka kohë që më sillet ndër tru mendimi të marr shënime në shtëpinë e të dëshpruemve – në sanatorium. Sot, ma tepër se kurr, m’asht duke kjo banesë shtëpi e të dëshpruemve, mbasi nuk ndihesha mirë fizikisht, e kur nuk ndihem mirë fizikisht, vuej dy herë ma tepër shpirtnisht. Mbasi e diela – erdhën Olga, Arta T. Dhe Ankthim K.*

Biseduam mbi temën e ditës: politikën, mandej mbi mizat e ngordhuna nëpër tokë nga formalina. Në korriz të politikës së ditës dhe në korriz të mizave të ngordhuna e bamë pak gaz. Kur shkuen këta, ndihesha ma mirë dhe në darke ngrana mjaft mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat