U emocionova aq shumë sa që më dolën lotët nga malli...

Kultura

U emocionova aq shumë sa që më dolën lotët nga malli...

Nga: MsSopi Më: 29 gusht 2018 Në ora: 14:52
Fishtë

 

Dje isha në Fishtë, në vendlindjen e poetit më të madh Shqiptar, Homerit shqiptar; fratit at Gjergj Fishtës.

Isha në familjen-Fisin e bekuar që i dha popullit këtë kollos gjigant, patriot e humanist, njeri të Zotit dhe popullit. Njeriu që shkriu jetën për Shypni e kombin shqiptarë.

Kujtova hapat e tij kur u lind aty afër kryqit si fêmijë i vogël, kujtova vajtjen e tij në Seminar e teologji dhe jetën e tij sakrifikuese si meshtar i Krishtit në shërbim tê popullit pa far dallimi Katolik, Musliman e Ortodoks...

Ah sa qindra o mija kilometra bërën këmbët e tija tê zdathura por tê palodhura, zemra e tij bujare, shpirti i tij i madh e dashuria e tij nga njeriut e atdheut ishin zjarr i pashuar.

Vuajti shumë por mendja e tij e shëndoshë nuk pushoj së rreshturi duke na forcuar në fe, shpresë e dashuri. Na bëri ta duam atdheun tonë të bekuar dhe tê larë me gjak të bekuar, gjak tê pafaj, gjak që u bashkua me gjakun e Jezusit. Gjak i cili u derdh: Pro deo et patria! Për zot e ardhë!

Na udhëzoi, na mësoi se duhet te duhemi ne Shqiptarët sepse: Jemi një familje, një gjak, vëllezër e motra vet, dhe vetëm një e të bashkuar mund tê jemi të fort e vetvetja...

Ah pena e tij nuk pushoj askurrë, me drite kandili e qiriu punoj, por jeta dhe veprat e tij sot ndriqojnë zemrat tona, ndriqojnê më tepër se gjitha termocendralet, hidrocentrale....e mbarë botës.

Image

Ai ishte e mbeti udhërrëfyesi ynë i përjetshêm.

Falenderojmë Zotin për dhuratën që e patëm dhe e kemi. Por a mjafton vetem kjo?!

-U emocionova, por më pikuan lotë shkaku i lënjes në harresë shtêpinë e tij, mos renovimin e përkujdesjen e saj nga rrethi, nga pushteti, nga ne, mu dhimbën edhe ato mure qê ka prekë dora e tij e Shenjtë e shuguruar, oborri i mbushur bari té pakositur e gurët kah kaloi këmbë e tij e shenjtë.

E çka të them, pos: Vërtet o at Gjergj lutu e na falë siç ke dijtë të falësh gjithë jetên, po kur edhe eshtart ti hudhën nê lumë, ti tretën.... U munduan të të tretin, të zhdukin. Por a mund të fshihet drita në egërsirë?! Normal se askurrë.

Image

Je i përjetshëm!

Edhe pse Ai sot ka vetëm stêrnipërit në jetê, por të tretur jashtê nënëlokës Shqipëri, njê familiare (nênê loke) na bekoi me fjalë: "Ooo burr, Zoti Ju ruajt e tê falenderoj që nuk po e harron at Gjergjin tonë. Paqi bekimin e Zotit!"

Mu duk sikur më bekoi mua e atdheun po edhe qeveritarêt tanë (që nuk po e di a janê tê ngjajshmit e kohës së Fratit të Shenjtê).

Unê: Na falê o at Gjergj Fishta, dhe vazhdo tê lutësh për Bashkimin kombëtar dhe atdheun tonë sepse përndryshe mbaruam.

At Gjergj Fishta “Lahutën e Malcisë”

"Nihmo Zot, si m’ke nihmue!

Pesqind vjet kishin kalue,

Se të bukrën ket Shqypni

Turku e mbante në robni,

Krejt tue la të mjerën në gjak,

Frymën tue i a zanun njak,

E as tue lan, jo, dritë me pa:

Kurrë të keqen pa i a da:

Rrihe e mos e len me kja:

Me i u dhimtë, po, minit n’mur

Me i u dhimtë, po, gjarpnit nën gurë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat