“Unë të dua, por po të lë”

Kultura

“Unë të dua, por po të lë”

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 07:28
Ilustrim

“Më vjen keq, të dua, por më duhet të të lë. Ti ndoshta je zgjedhja e duhur, por jo lumturia ime”. -Hallie Mantegna

Si? A është e mundur, ti më do, por po më lë! A po e kuptoj drejtë? Secili do ti vinin në mendje këto pyetje nëse do ta gjendeshin para një situate të tillë!

Ndonjëherë, dashuria dhe përplasja e vërtetë me jetën. Ka një dallim të madh në mes të  personit që ju dëshiron dhe atij që do të bënte gjithçka për t’ju mbajtur pranë vetës.

“Unë të dua, por jo aq fort.”

Dashuria romantike nuk është një qëndrim gjithçka ose asgjë. Emocionet e tilla janë të mjaftueshme për ta mbajtur një lidhje për disa javë ose muaj, por jo të mjaftueshme për të mbështetur dashurinë dhe lidhjen afatgjate.

Arsyet më të shpeshta pse ndodhë kjo janë:

Ju njihni dikë tjetër.
Në të kaluarën, keni dashur dikë tjetër më shumë.
Ju jeni të kënaqur momentalisht por nuk e shihni të ardhmen me këtë njeri.
Jeni partner të mirë në seks, por nuk jeni miq të mire.
“Unë të dua, por nuk mund të jetoj me ty.”

Marrëdhëniet afatgjata romantike duhet të marrin parasysh faktorët jo-romantikë në lidhje me bashkëjetesën e të dy partnerëve. Dashuria nuk është gjithmonë e mjaftueshme kur vendosni të jetoni me dikë. Të jetuarit së bashku dhe krijimi i një familje së bashku sigurisht kërkon dashuri – por shumë më tepër se kaq. Kërkohet aftësia për të ndihmuar njëri-tjetrin në çdo sfidë, në secilin moment.

A është dashuria gjithçka që na nevojitet?

“Gjithçka që duhet është dashuria.” Beatles

Dashuria romantike ka një ndikim shumë pozitiv në jetën e dikujt – kjo shprehet në shumë mënyra, si lumturia, lulëzimi dhe shëndeti. Për disa njerëz, është motori që e çon përpara jetën e tyre. Megjithatë, njerëzit kanë nevojë më shumë se dashuria për të lulëzuar. Kur dashuria romantike lulëzon, ajo mund të kontribuojë në një ndjenjë më të përgjithshme të lulëzimit. Ndonjëherë, megjithatë, dashuria bëhet konflikti i jetës.

 

Kush ka përparësi:  dashuria apo jeta?

Kjo mund të jetë një thirrje e vështirë. Në një ekstrem, dikush mund të sakrifikojë jetën për dashuri (le të kujtojmë Romeo dhe Xhulieta). Në anën tjetër, dikush mund të sakrifikojë dashurinë për jetën (duke qëndruar në një martesë pa dashuri, por me rehati. Natyrisht, shumica prej nesh

Kur dëshira intensive perceptohet si thelbi i dashurisë romantike, konflikti midis dashurisë dhe jetës romantike rritet në vëllim (Ben-Ze’ev & Goussinsky, 2008). Një dëshirë e tillë zakonisht është e shkurtër dhe zvogëlohet me kalimin e kohës. Jeta, përkundrazi, ka tendencë të zgjasë. Një dashnor nuk mund të jetë i verbër në jetë, dhe dashuria nuk fiton gjithmonë. Sidoqoftë, dashuria nuk mund të zëvendësojë jetën. Kur dashuria dhe jeta shkojnë kokë më kokë, dashuria pothuajse gjithmonë humbet, sidomos kur bazohet në dëshirën intensive. Në planin afatgjatë, kur të dashuruarit ushqejnë lidhjen midis tyre dhe bëjnë gjëra që i japin mundësi njëri-tjetrit të lulëzojnë, kjo dashuri mbahet dhe rritet. Kështu forcohen lidhjet me kornizën e jetesës.

Edhe pse dashuria romantike është tepër e rëndësishme për lumturinë dhe lulëzimin tonë, dashuria nuk është  kusht i domosdoshëm, as i mjaftueshëm për një jetë të lumtur dhe të lulëzuar. Siç rezulton, dashuria nuk është gjithçka në jetë, megjithëse shpesh është pjesë kryesore e saj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat