Zgjohu shqiptar - Bota Sot
Zgjohu shqiptar

Kultura

Zgjohu shqiptar

Nga: Hasan dhe Lajde Blakaj Më: 30 gusht 2018 Në ora: 20:46
Hasan dhe Lajde Blakaj

Valët e detit vinë ngadalë

Ti mor det as´më flet

Rri shikoj të bardhat valë

Tej mendimet më janë tretë

 

Më janë tretë atje ku linda

Ku kalova fëmijërinë

Në shkollë mësova dhe u binda

Si ta dua Shqipërinë

 

Dhe kështu ngela unë i “gjorë”

Pa ndryshuar asnjëherë

Kurrë s´besova dikush t´vë dorë

Mbi Arbërinë që e duam përherë.

Kujt i plasën sytë e ballit

E të prekë kufijtëe atdheut

Kush është ai që i thërret djallit

Tue i lëkundë eshtrat e Skënderbeut

 

Si do ndërrosh ti territor

E ta fusësh brenda kufirin

Është si të këpusësh njërën dorë

Dhe të ja nxjerrësh vetes syrin

 

Pak ju duket që na copëtuan

Po s’copëtohemi edhe një herë

Turk shka grek, e di, s´na duan

Ta duam veten vetëm një herë

 

Të duam vetveten o bijtë e zotit

Sepse jemi bijtë e tij

Mos të bëjmë përulje të robit

Ta ruajmë t ‘shenjtën Shqipëri

 

Këtë na e la i madhi zot

Këtë pëllëmbë tokë më të katërtin det

Këto bjeshkë të larta më kreshta plot

Pra, ti ruajmë, o popull i shkretë

 

Se janë tonat, kanë qenë gjithmonë

Ju betohem n ‘flamur e n´ besë

Mendoni shumë sa s´është bërë vonë

E mos luani me mendtë e kresë

O shqiptarë o kombi im

Zgjohu nga gjumi për atë perëndi

Merr një hov e merr një zgjim

Ta shpëtosh ketë copë Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...