Strofulla në kthinë të shtëpisë me baltë

Kultura

Strofulla në kthinë të shtëpisë me baltë

Nga: Ramzes d’Inns Më: 31 gusht 2018 Në ora: 20:35
Ilustrim

E drurit si kuti në muret
prej balte,
në anën e brendshme të
shtëpisë me kallëp; flinte ditën, Murxha i madh
i Sharrit të gjelbër;
i Sharrit
të bardhë.

Murxha, natën shëtiste
brenda oborrit me gardh
kërthinjash gjysmë të kalbura; ruante shtëpinë
kasolle
dhe lehte në shushatjen më të vogël,
përgjatë rrugës
me baltë ngjitake.
as vjedhës, as mik, as dashnor
nuk mund t’i afrohej dot,
shtëpisë me baltë.

Një dhi në ballkon

VIII

Qyteti i madh prej betoni; dhe prej
kasollesh. Aty ndriste; aty zhvatej në errësirë
ku s’lëvizte asgjë, gjersa në dritën sariçkë të kullave
me ballkone
kishte një dhi me
dy edha! E mjelte e zonja nga fshati, që kur
u trazua në kullën e lartë
me ballkon nga dielli!

Në ndërtesën era dhi,
qumësht
ngapak:
për fëmijët, për edhat, për vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat