Në qytetin e shenjtë - Krujë

Kultura

Në qytetin e shenjtë - Krujë

Nga: Lekë Mrijaj Më: 1 shtator 2018 Në ora: 10:25
Krujë

Nga Durrësi universitar që edukoi e arsimoi edhe Perandorë të famshëm Romak,  personalitete e personalitete, me gëzim iu drejtova qytetit historik e heroik, Krujës. 

Nga hyrja në Fushë KRUJË, filloi të më dridhej trupi vetvetiu. Rruga deri të kalaja mu dukë e gjatë aq sa mendova kurrë nuk do arrij aty. Që nga larg hetohet (vërehet) Kulla e ndriçuar thuajse nê maje të kodrave në një lartësi mbidetare afer 800 m. Far bukurie, far monumenti ku jetoi, e qëndroi Gjergj Kastrioti - luftëtari i pamposhtër, strategu, trim mbi trima, i papërsërituri Diplomat, Mbrojtës i Europës (Nato në vete) - MBRETI YNË ARBËRORË! 
   
Shiqoja e vështroja çdo pëllëmbë toke duke kujtuar hapat, ecjen e kthimin, hyrjen e tij me trima Shqiptarë, bijê të Shqipes, në KRUJË - në ARBËRI - MËMËDHE, NË TOKËN E PREMTUAR DHE TË BEKUAR. 
I mendova gjithê ata heronjë e heroina, që derdhên gjak në mbrojtje të shenjtës tokë Arbërore. Me këtë doemos më silleshin në mendje, shpirtë, zemër e lutje gjithë ndjekësit e trimat shqiptarë, patriot, gjatë shekujve e ku frymëzim patëm Mbretin tonë Gjergjin.

Gjergj Kastrioti - Shenjtori ynë siç lidhi gjithë Kullat Arbërore poashtu lidhi e bashkoi gjithë Arbërorët, Shqiptarët mes veti Kulla këto t? gjalla nga e me të cilët mbrojti mëmëdheun nga hordhitë anadollako-aziatike. 
BESA BESË këtu ndërpreva kujtesën e lavdisë së tij por luta: 

"O babë i ynë, o vêlla
O shenjtor i Madh,
O MBRET I MRETËRVE, 
O MBRET I GJITHA TROJEVE SHQIPTARE - GJERGJI YNË E HEROI YNË KOMBËTARË,
Sa e sa herë ne bijtë e tu, pasardhësit e tu, 
lejuam e po lejojmë,
që mbetjet e llojllojshme anadollake,
të shajnë e të sulmojnë pse e deshte
dhe mbrojte arbërinë - pikërisht Shqiptarinê. 

O Mbreti ynê, 
na falë që po ia lejojmë këtê vetês. 
Na falë që ne bijtë tu
jemi lazdru,
gjithçka heroike
kemi harru,
ku shumê shqipfolësa 
amanetin tënd - bashkimin kombëtarë 
e kanë tradhtu
dhe këmbën e turkut 
dhe aziatikëve në trojet tua 
i kemi pru, 
e po iu shërbejmë,
po i mbajmë si sulltana
duke i duru e madhëru.
Na beko,
na frymëzo 
dhe na falë 
qê jemi "tranu".

Qëndrova aty gjatë me mikun Bujarin nga Kruja, i cili na përsëriti me gëzim, emocione e dashuri të tërë historinë kombëtare Kastriotiane, ku freskuam e na pushoj shpirti. 

Pas bisedave me të ku tregoj se femrat tona hudheshin nga muret e Kalasë vet?m të mos biejnë në duar të osmanlinjëve të pamoralshëm pas vdekjës të Gjergj Kastriotit dhe braktisjesë së Kullës dhe TROJEVE shqiptare nga qindra mija shqiptarë shkaku i frikës nga masakrat e turqëve - hakmarrja (sot arbreshë t? Italisë, Ukrainës...) edhe unë më t? rënë muzgu diku krejt vonë ah u largova, "hika" kokën lartë me plis në te, dhe sa i lumtur që isha në tokën e shenjtê, isha po aq edhe i brengosur, por ndija në shpirtë një zë që më thoshte: Shqiptaria ka Gjergja e do ket gjithmonê. 
Duke shiquar në heshtje të natës së shenjtë shqiponjën që nuk vdesë askurrë por fluturon lartë e lartë, u largova nga Kruja, ku lash atë ndriqim historik që shndritë jo vetëm kull?n e Krujën, por mbarë SHQIPTARINË TON? TË P?RBASHKËT PA FAR DALLIMI.

O birë i bekuar Gjergj, kandilin ndriçues qê na dhurove, dritën Tuaj të zjarrtë në ne, dhe dashurinë vêllazërore mes nesh siç na mësove, dashurinë dhe gadishmërinë, kushtrimin ndaj Atdheut të shenjtê e të shtrenjtë, do të bartim brez pas brezi e nuk do lejojmë të shukët në ne askurrë.  

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat