Hapet festivali tradicional "Etno Fest"

Kultura

Hapet festivali tradicional "Etno Fest"

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 21:21
Hapet festivali tradicional "Etno Fest"

Sot në fshatin Kukaj të Prishtinës, u hap edicioni i tetë i festivalit "Etno Fest", ku hapja fillimisht u bë me ritin e stolisjes së nuses ilire, ku pas grimit të vajzave që ishin veshur si nuse, vizitorët patën mundësi të fotografohen me to.

Fadil Hysaj, drejtor gjeneral i festivalit "Etno Fest", i cili bëri hapjen zyrtare të këtij edicioni, tha se kanë punuar gjatë gjithë vitit për këto pesë ditë. Ai prezantoi një pjesë të programit të Festivalit, ndër të tjerash, edhe Etno Teatrin, ku po mbahen të ekspozuara veprat e Simon Shirokës.

Hysaj njoftoi që sivjet do të jetë edhe teatri për fëmijë, ku do të performohet shfaqja "Magjistari i Ozit".

Ndërsa Justina Pula, e bija e artistit të ndjerë Simon Shiroka, tha se për të është emocion i veçantë kur e sheh që veprat e babait të saj po ekspozohen dhe vlerësohen edhe pas kaq vitesh.

Në hapjen e festivalit ishte edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, i cili tregoi se është hera e dytë që po merr pjesë në këtë festival.

Ai tha se më së shumti i kanë lënë përshtypje ekspozitat e Simon Shirokës dhe Rexhep Ferrit.

"Etno Fest" do të zgjasë deri më 5 shtator dhe organizatorët kanë paralajmëruar një program të pasur me ekspozita e performanca të ndryshme, me motive tradicionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat