Trëndafili i çelur i gjyshit

Kultura

Trëndafili i çelur i gjyshit

Nga: Namik Selmani dhe Neki Lulaj Më: 2 shtator 2018 Në ora: 21:08
Neki Lulaj

Sytë e tu të bukur mundin gjithë krojet e bjeshkë s
Floknaja e verdhë mund mjegullat nëpër Alpe
O Leandra, ti je lulja e parë me aromë n e pranverë s
Je gjak i gjakut shqiptar që gëzon në çdo prag

Tani ti i hedh vetë hapat drejt sheshit të lojës
Në një pjatë vetë e zgjat pirunin dhe lugën.
Gëzimi im është si ujëvara më e madhe e botës
Kur fjalët e tua të reja si lule ma zbukurojnë buzën.

Tani ke makina lodra në rrugë e në dhomë
Ke një kopësht zoologjik me kafshë dhe lodra 
Ec, mbesa ime, preke jetën me doçkën e njomë.
U mjaltofshin ditët që nuk keni prekur akoma!

Tani në fletë bën ca zhgarravina, ca rrathë.
Fytyra bëhet diell kur qesh si fitimtare
O, t’u bëftë jeta si gjerdan me margaritarë
si një këngë që nuk e vë koha në sirtare.

Tani ke libra, ngjyra çanta me zogj, pëllumba e yje
Sandalet duhen ndërruar shpesh më ditët që vijnë.
Këngët që këndon e mundin korin e zogjve në pyje
Përkëdheljet për ty janë si shufra e florinjtë.

Kërkon që tollumbacet t’i shfrysh me zhurmë
Kur sheh balonat, dritëzohen sytë dhe faqet.
Në ditët e jetës gëzimet nuk paskan fund
Mes gazit të urimit të gjyshit rizgjohen manushaqet.

Gjithë kukullat e Luanen i ke shoqet më të mira të ditës.
Në doçkat e njoma shohim trëndafilin e çelur.
Gëzofsh pranverat me urime në harqet e dritës!
Fjongot e ylbereve i paç dhe në dimrin më të egër!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat