Zymrija në Korenë e Jugut me mision që ta lartësojë Kosovën dhe të anëtarësojë Shqipërinë në Fidaf!

Kultura

Zymrija në Korenë e Jugut me mision që ta lartësojë Kosovën dhe të anëtarësojë Shqipërinë në Fidaf!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shtator 2018 Në ora: 10:35
Zymrije Grajçevci-Shyti:

Kultura ballafaqohet me peripecitë të ndryshme në vendin tonë, ndër to edhe ansambli “Shota”.  Muaj shtator është muaj i aktiviteteve të ngjeshura edhe për “Shotën”, në fakt edhe për valltaren më të mirë në Kosovë, Zymrije Grajçevci-Shyti dhe njëherësh është drejtore “Brez pas Brezi” në Komunën e Prishtinës, e cila përgatitet që të marr pjesë në Kongresin e Fidaf-it (Federata Internacionale e Vallëzimit dhe Festivaleve), që mbahet në Korenë e Jugut.  Zymrija është anëtare e Fidaf-it dhe tregon se cili do të jetë misioni i saj në Korenë e Jugut. Valltarja shprehet se edhe “Shota” ballafaqohet me vështirësi si çdo fushë tjetër në shtetin tonë. Në anën tjetër është krenare që e ka përkrahjen dhe mbështetjen e madhe të bashkëshortit Xhavit Shytit, një njeri i  palodhur dhe i përkushtuar për familjen e tij. Zymrija është nënë e dy fëmijë, Ipari dhe Priami dhe gjen kohë edhe t’ju kushtohet ashtu si e kërkon nevoja.

Image

Zymrija me bashkëshortin dhe fëmijët

“Bota sot”: Muaj shtator është prej sfidave tjera që ju presin edhe në rrafshin ndërkombëtar, cili është misioni apo projekti i radhës?

Zymrije Grajçevci-Shyti: Muaji shtator është muaj që mbyll aktivitetet në rrafshin ndërkombëtar, ku edhe mbahet Kongresi i Fidaf-it (Federata Internacionale e Vallëzimit dhe Festivaleve). Pjesëmarrja ime këtë vit në kongres në raportin vjetor përfshin edhe rekomandimin tim për pranimin e Shqipërisë si pjesë e kësaj Federate.

“Bota sot”: Si drejtore "Brez pas Brezi" në Prishtinë, si rrjedhin gjërat, sa është vështirë të realizohen planet dhe sa ka përkrahje institucionale?

Zymrije Grajçevci-Shyti: Përkrahje sa është e nevojshme nuk ka, në aktivitetet si Brez Pas Brezi i bëjmë në forcat tona me shumë pak ndihmë nga institucionet. Mund të kundërshtohet, pse po them pak, por nëse është ideja për dhjetëra projekte mund të realizosh vetëm një më shumë vështirësi. 

Image

“Bota sot”: Jeni pjesë e institucionit botëror, FIDAF, çfarë të mire i sjellë kulturës së Kosovës?

Zymrije Grajçevci-Shyti: Federatat si një familje ku krijohen raporte krijohen kontakte, bashkohen ide, realizohen festivale dhe kjo sigurisht është një e mirë sepse të gjitha grupet, ansamblet, shoqëritë kulturore e kanë adresën tek unë si Fidaf Kosova për t’i udhëzuar e ndihmuar për pjesëmarrje në rrjetin të festivaleve të Fidaf.

 “Bota sot”: Zymrija së shpejti në Korenë e Jugut, me çfarë misioni?

Zymrije Grajçevci-Shyti: Unë përveç obligimit  si përfaqësuese kombëtare për Kosovë, këtë kongres do të shpalos projektet për vitin 2019 dhe aprovimin e atyre projekteve nga Fidaf-i, gjithashtu edhe do të mbroj rekomandimin tim për anëtarësimin e Shqipërisë si pjesë e Fidaf-it.

Image

“Bota sot”: Valltarja kryesore në vendin tonë dhe protagoniste në shumë valle, duket se po shfaqen vështirësi në shumë fusha në ansamblin “Shota”?

Zymrije Grajçevci-Shyti: Për Ansamblin Shota nuk jam kompetente të flas për vështirësitë që Administrata e Shotës ka, që janë shumë.  Sa i përket neve artisteve kaloj gjysma e vitit duke pritur ngritje  pagash, pastaj statusi ynë akoma i parregulluar, pa sigurim shëndetësor, që çdo ditë rrezikojmë shëndetin tonë e shumë e shumë problematika që don hapësirë të madhe për t’u thënë.

“Bota sot”: Çfarë do të kërkoni në asamblenë e FIDAF-it për Kosovën?

Zymrije Grajçevci-Shyti: Është e imja të kërkoj përkrahje, të kërkoj vëmendje dhe bashkëpunim me prioritet, ku dihet që kultura është pasqyrë e shtetit tonë dhe prezantim i identitetit tonë.

“Bota sot”: Nuk është hera e parë që do të merreni pjesë në institucionin prestigjioz FIDAF, ka reputacion vendin ynë, sa çmohet kultura dhe veshja tradicionale e shtetit tonë?  

Zymrije Grajçevci-Shyti: Në fakt pas pranimit të Kosovës në vitin 2014 nuk kam pas mundësi të jem prezent për arsye private familjare, por që aktivitetet dhe bashkëpunimet kam realizuar. Na njohin në përgjithësi aty ku merr pjesë Kosova me konkretisht “Shota”, që jam unë pjesë e kësaj Krenarie Kombëtare, ngelemi në memorien e të gjithëve me prezantim të lart të vlerave kombëtare përmes valles, këngës dhe veshjeve të shumta e të ndryshme, që janë pasuri e trashëguar ndër breza të vlerësuara me çmime botërore. 

Image

Zymrija në një takim në Korenë e Jugut

 “Bota sot”: Çfarë iu mundon apo shqetëson apo cila është brenga që po ballafaqohet Zymrija?

Zymrije Grajçevci-Shyti: Nuk mund të rrimë një vend e vetëm të ankohemi, unë të paktën nuk e kam këtë natyrë, preokupimi im është se si të punoj, të realizoj dhe të jem në nivel të lart qoftë si artiste po ashtu edhe si Fidaf Kosova.

“Bota sot’: Aktualitet në Kosovë është çështja e vizave dhe financimet, a mund të kemi me shumë informata?

Zymrije Grajçevci-Shyti: Me problemet e vizave ballafaqohemi edhe si artist edhe tani si Fidaf Kosova, për Koreja ftesa e ato sigurime e rezervime i bën të gjitha Federatave, unë kam obligim vetëm biletat, të gjej ambasadën dhe të gjej formën e aplikimit, ku dihet që në Kosovë nuk ka.

Kosovarët aplikojnë në Austria për të marr këtë lloj vize e që prapë dihet që për Austri duhet vizë, ata kanë mundësuar që përmes postës së shpejt të aplikohet dhe dorëzohet lënda. Ana financiare don hapësirë të veçantë dhe as që kam kërkuar ndihmë nga institucionet duke u bazuar në përvojat e mëhershme. Për këtë falënderim pafundësisht bashkëshortit tim Xhavit Shytit për përkrahjen që më bënë, ai është që ka insistua që unë të jem prezent në Kongres duke e marr obligim edhe anën financiare.

Pavarësisht bashkëpunimeve të deritanishme si përfaqësuese e FIDAF, ftoj të gjitha shoqëritë, ansamblet e grupet që të fillojnë bashkëpunimin me Fidaf Kosova në mënyrë që të jenë në agjendat vjetore te festivaleve të Fidaf për vitin 2019. Do të bëjmë anëtarësimin e të gjithë të interesuarve që të jenë pjesë e çdo negociate, bashkëpunimi dhe prapë krejt për fund falënderim edhe juve, “Bota sot” për përkrahjen e vazhdueshme të aktiviteteve tona.

“Bota sot”: A mund ia dilni me gjithë këto aktivitete dhe ngarkesa ditore, pasi që jeni edhe nënë e dy fëmijëve?

Zymrije Grajçevci-Shyti: Fakti që jam nënë e dy fëmijëve është motiv për të punuar edhe më shumë edhe që në mungesë kohe të mjaftueshme prapë e bëjmë disi e organizoj kohën kur ata janë në kopsht, por edhe kur ata flenë gjumë duhet shfrytëzuar teknologjia dhe mundësitë.

“Bota sot”: Cila është Zymrija në jetë private, a di të gatuaj dhe cilin ushqim e përgatitni më mirë?

Zymrije Grajçevci-Shyti: Si natyrë nuk ndryshoj shumë, kam qejf që kudo që jam në familje apo kolektiv të ndjehem mirë dhe mundohem që të krijoj vetëm atmosferë pozitive. Sa i përket kuzhinës nuk jam keq por e kam një bashkëshortë që nuk lejon që t’i lëndoj duart apo të lotojnë sytë e mi nga qepa hahahah, gatuaj për qejf, për fëmijët e bashkë me ta edhe ne dhe që dihet se jeta është bërë aq dinamike sa edhe për të drekuar në shtëpi, koha mungesë. Vetën e vlerësoj me notë 1, sa i përket brumërave jam shumë keq, përveç flijave, tjerat nuk ja kam anën fare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat